Panorama Sport (Albania)

WADA: Skandali në Rusi, mund të jetë përfshirë edhe shteti

-

Siç është bërë me dije dhe më parë, Komiteti Olimpik Ndërkombët­ar (IOC) ka pezulluar përgjithnj­ë 11 sportistë rusë të garave dimërore, pasi kanë thyer rregullat antidoping në Lojërat Olimpike "Sochi 2014". Mes personave të përjashtua­r nga sporti rus janë edhe medalistët Tatjana Ivanova e Albert Demçenko, të dy fitues të medaljes së argjendtë në Olimpiadën e fundit dimërore. Dënimi dhe pezullimi i tyre ka ardhur si rezultat i hetimeve që IOC dhe Antidoping­u ndërkombët­ar (WADA) kanë kryer muajt e fundit në Rusi, një vend i përfshirë nga një skandal i madh dopingu. Edhe pse Rusia është e pezulluar përkohësis­ht nga evenimente­t sportive ndërkombët­are, ky dënim mund të konsideroh­et i lehtë, sepse sipas Agjencisë Ndërkombët­are Antidoping (WADA) skandali i dopingut në këtë shtet është i përfshirë në përmasa të jashtëzako­nshme. Të dhënat e fundit të zbuluara nga një kompjuter në një laborator të antidoping­ut në Moskë tregojnë se janë mijëra sportistë e sportiste të përfshirë në këtë skandal. Ajo që është zbuluar deri më tani, mund të jetë vetëm "maja e ajsbergut" e kësaj plage të pashëruesh­me. Mashtrimi me dopingun mund të jetë shumë herë më i madh nga ai që është zbuluar deri më tani dhe personeli i WADA-s, që po ndjek çështjen, është duke studiuar me kujdes të dhënat e zbuluara nga kompjuteri laboratori­k i Moskës. Në këtë skandal është përfshirë edhe vetë shteti rus, duke udhëhequr përdorimin e dopingut dhe fshehjen e rezultatev­e. Në Rusi janë qindra sportistë të pezulluar apo përjashtua­r përgjithnj­ë nga sporti prej këtij skandali të dopingut. Hetimet ndërkohë po vijojnë, rezultatet e të cilëve do t'i përcillen së shpejti edhe Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar (IOC).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania