Panorama Sport (Albania)

NOTAT MILAN

-

DONARUMA 6.5 - Dy ndërhyrje ndaj Trotës dhe Simit për të ruajtur rezultatin.

KALABRIA 6.5 - Pozicional në mbrojtje dhe i rrezikshëm në sulm për 90 minuta.

BONUÇI 7 - Pjesa e parë dhe goli vlejnë shumë. Disa shpërqendr­ime në fund mund t'i kushtonin shtrenjtë Milanit.

ROMANJOLI 6 - Një garë e vëmendshme, pa asnjë moment vështirësi­e.

RODRIGEZ 6 - Çuditërish­t, më mirë në mbrojtje se në sulm. Garë pozitive.

KESI 7 - I kudondodhu­r, duket se ka rigjetur formën. Vetëm dëmtimi e nxjerr nga fusha. (nga 83' Lokateli - pa notë)

BILJA 5.5 - I pasaktë dhe i ngadaltë në mesfushë, ku mungon kontributi i tij.

BONAVENTUR­A 6 - Në rritje me kalimin e minutave, në fund i shkon pranë golit me një goditje nga 40 metra.

SUSO 7 - Fari i skuadrës, nga këmbët e tij mbijnë rreziqe. I pafat në pjesën e parë, kur Kordaz i devijon goditjen në shtyllë.

KUTRONE 5.5 - Shumë vullnet, por nuk ndikon dot në rezultat. Ajeti praktikish­t nuk e lë të marrë frymë. (nga 76' Kaliniç 5.5 - Mundohet pa sukses të realizojë golin e sigurisë ).

ÇALHANOGLU 6.5 - Në të majtë të tredhëmbës­hit sulmues duket se ka gjetur habitatin e tij. Vetëm Kordaz i mohon gëzimin e golit të radhës. Trajner GATUZO 6.5 - Pas dy humbjesh dhe një barazimi rikthen Milanin të fitorja në kampionat. Megjithëse rëndësi kanë tri pikët, mbetet i pashpjegue­shëm qëndrimi i Biljas në fushë deri në fund.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania