Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: VAR-i na preu këmbët, duhet të shënojmë më shumë

-

"70 minuta të luajtura shkëlqyesh­ëm, duke vuajtur vetëm në aspektin realizues" - nisi kështu konferenca për shtyp e Xhenaro Gatuzos pas takimit të djeshëm. Trajneri kuqezi i gëzohet suksesit të dytë në kampionat në stolin e Milanit duke shtuar: "Pasi teknologji­a na anuloi golin e dytë, vuajtëm psikologji­kisht. Bilja mund të rrisë nivelin vetëm duke luajtur, ndërsa Kaliniçi duhet mbështetur. Mbetet fakt që në sulm krijojmë raste, por goditjet tona i gudulisin kundërshta­rët. Mbase ndonjëherë do të më duhet të shtoj forcat në sulm duke hedhur në fushë dy sul- mues. Fitorja na shërben për të pushuar më mirë, pasi skuadra ka vërtet nevojë". Shaka - Mes gazetarëve ndodhet edhe Daniele Masaro, me të cilin Gatuzo nuk ngurron të bëjë shaka duke krahasuar të riun Kutrone pikërisht me ish-bomberin e Milanit të Kapelos: "Përse më pyet për Kutronen? Edhe ai ka vështirësi kur luan titullar. Të ngjan pak, pasi edhe ti diferencën e bëje kur hyje nga stoli sepse në formacion... Duke lënë mënjanë shakatë, Kutrone ka shumë karakteris­tika të përbashkët­a me Masaron". Paraqitja - Skuadër, grup,

sakrificë, janë këto fjalët kyçe të komentit të Gatuzos, i cili duke u rikthyer te fitorja e djeshme deklaroi: "Kjo skuadër ka një vlerë të caktuar dhe nuk i mungon cilësia. Në këtë moment, në plan të parë vijnë puna dhe sakrifica, pasi janë të vetmet rrugë për të arritur re-

zultatet që besoj së të gjithë duam. Duhet të theksoj se të gjithë djemtë janë vendosur në gatishmëri të plotë dhe po stërviten në mënyrën e duhur. Për momentin jam i kënaqur, por kjo nuk do të thotë që kërkesat e mia janë plotësuar, pasi kemi ende shumë rrugë për të bërë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania