Panorama Sport (Albania)

Napoli ruan kreun, Atalanta mund Romën

Kajehon dhe Kulibali mjaftojnë për fitoren, bergamaskë­t thellojnë krizën verdhekuqe

-

Dy shtylla, shumë raste dhe Napoli, deri gjysmëore përpara përfundimi­t të sfidës ndaj Veronës, po i afrohej një barazimi të rrezikshëm në shtëpi. Pikërisht, ndoshta në momentin më pak të pritshëm, Kulibali lë mbrojtjen dhe u jep kryesuesve të Serisë A golin që zhbllokon sfidën. Çerekore më pas, një tjetër shkëndijë e Kajehon dhe Napoli siguron tri pikët që e mbajnë ende në vendin e parë. Djemtë e Mauricio Sarrit e nisin sfidën me durimin e zakonshëm duke krijuar volum loje në pritje të momentit për të goditur. Skenari dihet dhe Hysaj me shokë e respektojn­ë me përpikëri në një sfidë që dukej e lehtë vetëm në letër. Në minutën e 17- të, Mertens hap sfidën, por teknologji­a anulon me të drejtë golin e belgut, me Napolin që krijon raste pa fund e më në fund arrin edhe frytet e punës së saj. Roma- Nuk mbaron momenti i krizës për Romën, e cila në pesë ndeshjet e fundit në kampionat ka korrur vetëm pesë pikë. Verdhekuqt­ë u mundën në fushën e tyre nga Atalanta e Etrit Berishtës, e cila me fitoren e djeshme parakaloi katër ekipe (Milan, Torino, Udineze e Fiorentina) dhe renditet në vendin e shtatë. Kornelius dhe De Ron u dhanë avantazhin e dyfishtë zikaltërve, përpara se Roma të shkurtonte distancën me Xhekon, i cili u asistua nga El Sharaui. Djemtë e Di Françeskos nuk përfituan dot as pasi luajtën të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më shumë duke qenë se Atalanta humbi De Ron për shkak të dy kartonëve të verdhë në 45 minuta. Roma, aktualisht e pesta, kapërcehet edhe nga Lacio duke komplikuar rrugëtimin për vendet e para.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania