Panorama Sport (Albania)

Kapiteni shijon golin: Unë flas në fushë, kuqezi deri në 2022

Leonardo Bonuçi i premton besnikëri klubit

-

Gol fitoreje dhe tri pikë për Milanin. Nuk mund të niste më mirë ky vit për Leonardo Bonuçin, i cili në fund të ndeshjes deklaroi: "Kishte kohë që te Milani më kërkohej një gol dhe më në fund e shpagova besimin e të gjithëve duke shënuar. Ajo që kishte rëndësi ishte fitorja dhe shpirti i skuadrës dhe duke parë si e nisëm këtë vit, shpresoj të jenë një ogur i mirë". Derbi, kthesë- "Gjatë një sezoni mund të ketë ndeshje kthese, megjithëse dëshira e të gjithëve për rezultate nuk ka munguar asnjëherë. Derbi na ndryshoi, na dha besim dhe kjo besoj se bie në sy. Mendoj se kjo skuadër ka të gjithë elementët e duhur për t'u rritur më tej".

Publiku - "Duke luajtur titullar, kam pasur gjithmonë fatin të shoh fushën dhe rezultatet. Duartrokit­jet japin kënaqësi, por të gjithë jemi të vetëdijshë­m se duhet të bëjmë më shumë për të fituar zemrat e popullit milanist".

Lamtumira - "Nuk kam çfarë të shtoj në lidhje me këtë temë. Kam një kontratë me Milanin deri në vitin 2022 dhe nuk shoh asnjë arsye për të cilën duhet t'u jap përgjigje thashethem­eve që thuhen poshtë e lart".

Ndeshja - "Në pjesën e parë bëmë një paraqitje pozitive dhe mendoj se na mungoi vetëm goli. Në të dytën u treguam të zotë dhe me fat duke besuar dhe arritur një fitore që na solli tri pikë shumë të rëndësishm­e. Ndoshta kjo ishte një nga ndeshjet e mia më të mira që kur jam këtu, por gjithmonë në karrierën time kam preferuar të flas me punë dhe në fushë. Përgjigje të tilla duhet të japim të gjithë sepse vërtet kemi bërë disa gabime në pjesën e parë të sezonit, por njëkohësis­ht duhet të shohim përpara, pasi kemi ende mundësi për të përmirësua­r pozicionon­in tonë në renditje dhe në nivel loje".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania