Panorama Sport (Albania)

Inter, nga titulli te... kriza

Vetëm tri pikë në pesë ndeshje për djemtë e Spaletit, nisin të shfaqen "fantazmat"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nga vendi i parë në të tretin që, në mënyrë potenciale, mund edhe të shndërrohe­t në një vend të katërt në rast se Roma dhe Lacio do t'i fitonin dy ndeshjet më pak në krahasim me zikaltrit. Në më pak se një muaj, shumë gjëra kanë ndryshuar në shtëpinë e Interit, i cili më 9 dhjetor u përball me Juven si kryesues, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka ecur me një ritëm prej skuadre në rënie nga kategoria dhe ka nxjerrë në pah problemet e dukshme me natyrë fizike, teknike dhe psikologji­ke.

"FANTAZMA" TË VJETRA - Interit po i ndodh pikërisht ajo që i druhej, në një moment kur gjërat po shkonin më së miri dhe dukej më në fund se zikaltrit kishin dalë nga periudha negative, komplekses­h në mentalitet dhe rëniesh fizike: është krijuar përshtypja që rrugëtime të tilla me faza lëkundjeje bëjnë pjesë e botës së të qenit interist, pavarësish­t viteve që kalojnë dhe lojtarët e trajnerët

(shumë, madje tepër) që ulen në stolin "e nxehtë". Ekzistojnë arsye konkrete dhe në bazë të këtyre momenteve duhet të ketë një motiv nëse "kali zikaltër" përfundon gjithmonë duke rënë në tokë pas galopimeve të bukura, por njëkohësis­ht iluzionare. Pushimi, pra, vjen në momentin më

të dobishëm. Siç nënvizon "Sky Sport", krahasuar me sezonin e kaluar, klasifikim­i i Interit është përmirësua­r me siguri, por diferenca po ngushtohet sepse pikët e avantazhit në po aq javë janë vetëm 6. Nëse nuk vjen një mbrojtës e nuk ndryshohet marshi, gjithçka vështirëso­het sepse

Roma e Lacio nuk po ndalen. Klasifikim­i po nis të shqetësojë Spaletin.

MUNGESË EVOLUCIONI - Barazimi në Firence është i treti në pesë ndeshjet e fundit, ku kanë ardhur edhe barazimi kundër Udinezes dhe Asuolos. Tri pikë, pesë gola të pësuar dhe mizëria e vetëm dy

golave të realizuar (të dy nga Ikardi). Shifra që dëshmojnë mungesën e evolucioni­t të një skuadre të nisur me objektivin për t'u rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe që, në një pikë, po kultivonte ëndrrën për titull. Rrugëtimi duket akoma më i gjatë duke parë që zikaltrit (të zbrazur nga pikëpamja fizike dhe mendore) nuk arrijnë më të shprehen në mënyrën më të mirë të mundshme si në muajt më të mirë, kur mesfusha garantonte ekuilibër të madh.

PAK LOJTARË - Merkato e janarit do ketë nevojë për ndihmën e "Suning", që megjithatë (i kushtëzuar nga

bilanci) për momentin nuk duket i gatshëm për ndërhyrje të mëdha. E mundshme, pra, ardhja e menjëhersh­me e Alesandro Bastonit, i blerë në verë dhe i lënë në huazim tek Atalanta, ku po gjen pak hapësira: mbrojtësi me vitlindje 1999 mund të jetë përforcimi për të shtuar numrin e një reparti të gjymtuar. Spaleti, si gjithmonë i drejtpërdr­ejtë, ishte i tillë edhe në analizën postFioren­tinës: "Disa herë kemi vështirësi në qarkullimi­n e topit, na mungon diçka në nivelin e karakterit". Sikur një identitet preciz, në një moment, të mund të shkrihej përballë vështirësi­së së parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania