Panorama Sport (Albania)

Imobile kalon Ikardin, Tare "asist" për De Vrijin

Lacio thyen Spalin, drejtori sportiv afron mbrojtësin holandez me Interin

-

"Lacio Express" riniset nga Spali. Dhe e bën me një goleadë tjetër (fitorja e pestë me së paku katër gola të shënuar). Gjithçka e lehtë për skuadrën e Simone Inzagit, falë edhe një Imobile në format madhështor. Sulmuesi napolitan realizoi dje një "poker" që i lejon të ngjitet në krye të klasifikim­it të golashënue­sve në kuotën e 20 golave (në 19 ndeshje), dy më shumë se Mauro Ikardi që e ndjek në vendin e dytë (me 18). Protagonis­te e suksesit lacial është bërë edhe bashkëshor­tja e Çiros, Xhesika: partnerja e bomberit ka publikuar në "Instagram" një bisedë private të ditës përpara ndeshjes ku e nxiste: "Nesër duhet të bësh tripletën!". Dhe duke gjykuar nga rezultati, ka bërë më shumë seç duhej: Italiani e ka falënderua­r me një gol më shumë. Në listën e golave është përfshirë edhe Luis Alberto.

INTER-DE VRIJ - Ndërkaq, drejtori sportive i Lacios, Igli Tare, ka pranuar ditën e djeshme se Stefan De Vrij është "ende i pavendosur për të nënshkruar një kontratë të re". Mbrojtësit holandez i skadon kontrata në muajin qershor dhe në gjurmët e tij janë Barcelona, Juventusi, Milani, Mançester Junajtid, Mançester Siti, por mbi të gjithë zikaltrit. "Kemi nevojë për durim me lojtarin. Është ende i pavendosur për ripërtërit­jen e kontratës, por unë shpresoj se do të kemi pak qartësi sa më shpejt që të jetë e mundur", tha Tare për "Mediaset Premium". "Është e vërtetë se rregullat thonë se ai mund të nënshkruaj­ë me këdo që nga 1 shkurti. Ne nuk kemi ndërmend ta shesim në janar, por nuk duam të mbajmë lojtarë të pakënaqur", tha shqiptari.

 ??  ?? Motivimi i Xhesikas, bashkëshor­tes së Imobiles: "Duhet të bësh tripletë". Çiro shënoi një më shumë…
Motivimi i Xhesikas, bashkëshor­tes së Imobiles: "Duhet të bësh tripletë". Çiro shënoi një më shumë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania