Panorama Sport (Albania)

Notat e Juves

-

SHEZNI 7 - Bernardesk­i shënon, por nëse nuk do të kishte qenë për pritjet e tij të çmendura në pjesën e parë, Juventusi do të kishte pasur një ndeshje më komplekse. E ardhmja e portës bardhezi duket në duar të sigurta. BARZALJI 6.5 - Qendërmbro­jtësi i tretë i kamufluar si anësor i djathtë. Fantastik në frenimin e 2 aksioneve në diagonale të Kaljarit. BENATIA 6 - Gjërat më të mira i bën kur del në sulm, ku sheh t'i anulojnë edhe një gol dhe i shkon shumë pranë shënimit edhe në pjesën e dytë. Në pjesën tjetër të sfidës bën administri­m normal defensiv.

KIELINI 6 - Një tjetër ndeshje i mbyllur i fashuar. Duel i ashpër ajror me Pavoletin.

ALEKS SANDRO 5 - Jo vetëm shtyn pak, por vuan duelin një kundër një me Faragon. Në hije! KHEDIRA 6 - Nuk kuptohet ende mirë me Bernardesk­in, por pozitiv në mbrojtje, ndërsa Shezni i mbyll përpara kohe ndeshjen. Në të 60-ën hyn Manxukiç (nota 6), i cili i krijon menjëherë probleme Kaljarit, me muskujt e tij. PJANIÇ 6 - Vuan presingun e kundërshta­rit, por arrin të mos humbë toruan dhe ishte vetëm i pafat në gjetjen e golit. MATUIDI 5.5 - Paraqitja më e dobët që kur ka ardhur. Dyshja Farago-Barela e fusin në një morsë dhe e nxjerrin shpesh jashtë loje.

BERNARDESK­I 6.5 - Luan me hope, qoftë kur lëviz si anësor i djathtë, ashtu sikurse kur zë vendin e Dibalës, më në qendër të fushës. Por devijimi vendimtar është i tiji dhe, gjithsesi, vazhdon të tregojë se cilësitë nuk i mungojnë. Në të 79-ën i lë vendin Lihshtajne­rit (pa notë). DIBALA 6 - 50 minuta cilësore, shumë herë më mirë se me Veronën dhe vetëm traversa i mohon golin, pas 9 minutash lojë. Del në lot, pas një tërheqjeje në kofshën e djathtë. Në të 50- ën e zëvendëson Duglas Kosta ( nota 6.5), me braziliani­n që tregon se tashmë është brenda skemave. Goli i Juventusit lind edhe falë "zjarrit" që ai ka në këmbë.

HIGUAIN 5.5 - Gabon shumë në zonë, por lufton në çdo top, edhe pse i markuar ashpër. TRAJNER ALEGRI 6 - Juventusi i tij pa makthe, por mbi të gjitha falë Kaljarit. Por, zgjedhjet e tij në formacion, përpara dhe gjatë lojës, i dhanë sërish të drejtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania