Panorama Sport (Albania)

Portieri i Flitudit ndal Leiçesteri­n, fiton një vit pica falas

“Dhelprat” ndalen në kupë, ndeshja përsëritet

-

Kris Nil, portieri i Flitud Taunit, ruajti rrjetën e tij të paprekur në sfidën e djeshme ndaj Leiçesteri­t, e cila do të përsëritet, pasi e tillë është edhe rregullorj­a e "FA Cup". Gardiani 32- vjeçar ndali me sukses të gjitha goditjet në portën e tij nga Xhemi Vardi me shokë. Paraqitja e tij jo vetëm që i jep një tjetër mundësi skuadrës për t'u kualifikua­r për turin pasardhës, por edhe për vetë Nil ka pasur benefite në nivel personal. Pikërisht sponsori i skuadrës "Papa John's" për të vlerësuar ndeshjen e numrit 1 të skuadrës së kategorisë së dytë, duke i dhuruar atij një vit pica falas në të gjitha piceritë e saj. Në skuadër nuk mungon ky produkt edhe për arsye sponsorizi­mi, por duke qenë se flasim për profesioni­stë, portieri nuk mund të abuzojë me "abonimin" e tij të ri ushqimor. Nga ana e tij, gjiganti 188 cm nuk duket se e ka mendjen te picat dhe deklaron se mezi pret të luajë përsëri ndaj Leiçesteri­t: "Kur nën drejtimin e Klaudio Ranierit fituan titullin, isha ndër

mbështetës­it më të zjarrtë të asaj skuadre". Nga ana tjetër, edhe për Xhemi Vardin kjo përballje ka veçantinë e saj. Sulmuesi anglez ka qenë pjesë e Flitud Taunit përpara se të kalonte për 1 milion stërlina në skuadrën ku do të shpallej kampion Anglie falë një serie fitoresh që pasionoi shumë njerëz pas përrallës futbollist­ike

të Leiçesteri­t. Vardi është po ashtu një frymëzim për Nil që golat ka për detyrë t'i ndalë dhe jo t'i shënojë: "Ai është një shembull për mënyrën se si ka punuar e ku ka arritur. Unë shpresoj të luajë kundër nesh në ndeshjen e Kupës, të gjithë ne duam të luajmë kundër më të mirëve të mundshëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania