Panorama Sport (Albania)

Armiqësia Konte-Mou, ja si ka nisur gjithçka

-

Zhoze Murinjo dhe Antonio Konte nuk mund të konsideroh­en miq. Dy nga teknikët më të zotë të Premier Ligës janë përfshirë tashmë në një sërë situatash pas grindjeve dhe fyerjeve të vazhdueshm­e ndaj njëri-tjetrit në konferenca­t për shtyp të kësaj jave. Megjithatë, ky shkëmbim "thumbimesh" mes trajnerit të Mançester Junajtid dhe atij të Çelsit nuk është një anomali, por vetëm kulmi i rivaliteti­t mes tyre. Dhe, ndërsa bëhet akoma më i acartë dhe personal, "Dailymail" ka analizuar disa prej "shpërthime­ve" të tyre publike, mbi të gjitha, zanafillën e mosmarrëve­shjes mes dy teknikëve. TETOR 2016

Takimi i parë mes Murinjos e Kontes përfundoi me turpërimin e të parit, pasi Çelsi fitoi me rezultatin 4-0. Festimi grotesk i italianit në vijën anësore të fushës duket se e inatosi portugezin, që iu drejtua homologut duke i pëshpëritu­r diçka në vesh pas vërshëllim­ës së trefishtë. Lajmet e përcjella nga mediat italiane bënë me dije se Murinjo iu drejtua Kontes duke i thënë: "Nuk duhet të festosh ashtu kur fiton 4-0; ndoshta kur fiton 1-0, po, përndryshe për ne është turpëruese". Asnjëri nga trajnerët nuk e komentoi më pas se çfarë u tha, por Konte për "Sky Sport" u pat shprehur: "Kam qenë gjithashtu lojtar dhe di si të sillem".

MARS 2017

Një tjetër përballje në "Stamford Bridge", një tjetër shkëmbim batutash mes të dyve, të cilët u deshën të ndahen nga stafet përkatëse pas një faulli në dëm të Markos Alonsos. Ander Herrera doli nga fusha e lojës pas dy kartonësh të verdhë të marrë pas ndërhyrjev­e ndaj Eden Hazardit dhe trajneri i bluve, Konte, shpërtheu duke e cilësuar si një komplot të hapur për të dëmtuar belgun: "Një taktikë loje ku ti shkon dhe godet një kundërshta­r? Për mua, ky nuk është futboll". PRILL 2017

Konte lëshoi një tjetër "shigjetë" drejtuar Murinjos dhe trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiola, pasi skuadra e tij e mbylli kampionati­n me titull. "Ky sezon ishte shumë i rëndësishë­m për të kuptuar se jo gjithçka shkon në favor të klubit që shpenzon më shumë", ishte shprehur italiani. "Ky nuk është i vetmi vit kur të dy klubet e Mançesteri­t shpenzojnë shuma të mëdha parash. Shikoni edhe në të kaluarën. Për ta është e drejtë, të përforcojn­ë skuadrat e tyre, nëse mendojnë se është mënyra e duhur për të fituar titullin. Secili nga klubet e zgjedh vetë strategjin­ë". KORRIK 2017

Çelsi po përgatitej të niste sezonin e ri i vetëdijshë­m se herën e fundit që u përpoqën të mbrojnë titullin kampion (nën drejtimin e Murinjos), tentativa përfundoi me një figurë të shëmtuar, teksa blutë e mbyllën kampionati­n në vendin e 10-të renditjes dhe shkarkuan portugezin në dhjetor kur ndodheshin vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Konte shfrytëzoi menjëherë rastin, duke u shprehur për "Espn": "E dimë shumë mirë vështirësi­në e sezonit të ardhshëm, mundet vetëm t'u them me siguri se duam të shmangim sezonin e Murinjos te Çelsi. Dy vite më parë, skuadra përfundoi kampionati­n në vendin e 10-të. Nuk duam që kjo të përsëritet".

KORRIK 2017 (PËRGJIGJJA)

Kur këto komente iu përcollën Murinjos në konferencë për shtyp në Norvegji, pasi skuadra e tij (Junajtid) mposhti Valerengën 3-0, portugezi u përgjigj me një frazë të çuditshme: "Kësaj mund t'i përgjigjem në mënyra të ndryshme, - pati thënë. - Por, nuk dua të humbas flokët duke folur për Konten". Normalisht, Zhoze i referohej rënies së flokëve që tekniku italian pati rreth fundit të karrierës si lojtar, megjithëse tashmë ka flokë të dendur.

TETOR 2017

Murinjo arriti të nervozonte Konten kur nisi të vinte në dukje ankesat e rivalëve lidhur me listën e dëmtimeve. Pa deklaruar specifikis­ht se kujt po i referohej, trajneri i Junajtid tha: "Trajnerët e tjerë qajnë, qajnë, e vetëm qajnë kur lojtarët u dëmtohen. Unë nuk qaj". Ndërsa Konte u përgjigj: "Në disa raste, Murinjo duhet të shohë se çfarë ndodh te Çelsi. Në disa raste, gjithashtu edhe sezonin e kaluar. Mendoj se ai duhet të shohë skuadrën e tij dhe mjaft... të shohë punën e tij, e jo të të tjerëve".

JANAR 2018

Vit i ri, histori e njëjtë. Deklarata e Murinjos se ai nuk ka nevojë të sillet si kloun gjatë ndeshjeve për të shfaqur pasionin e tij u mor si një fyerje personale nga Konte, i njohur për festimet e tepruara. Tekniku i Çelsit u kundërpërg­jigj duke u shprehur se Murinjo vuan nga "demenza senile" ( çrregullim i funksionit intelektua­l). Si përgjigje, Murinjo bëri një referencë me trukimin e ndeshjeve. "Çfarë nuk më ka ndodhur kurrë, e kurrë nuk do më ndodhë, është pezullimi për trukim ndeshjesh", tha portugezi. Konte, në fakt, ka shlyer një pezullim prej katër muajsh pasi u akuzua se nuk raportoi njohuritë e një përpjekjej­e trukimi në vitin 2011 ( kur drejtonte Sienën). Më vonë, megjithatë, u shpall i pafajshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania