Panorama Sport (Albania)

"Unë u shpalla i pafajshëm, por ti je një njeri i ulët"

-

E shumëpritu­r ishte përgjigjja e Antonio Kontes ndaj sulmit të Zhoze Murinjos dhe ajo nuk ka munguar pas ndeshjes së Çelsit kundër Noruiçit. "Mendoj se kur përpiqesh të ofendosh një njeri, veçanërish­t kur e di shumë mirë të vërtetën, atëherë je një njeri i vogël. Gjykata provoi pafajësinë time. Por kur ti e bën një gjë të tillë, atëherë je një njeri i ulët. Ndoshta ai ka qenë një njeri i vogël në të shkuarën, është një njeri i vogël tani dhe ndoshta do të jetë i tillë edhe në të ardhmen", tha tekniku i Çelsit. Duke mbyllur këtë kapitull, më pas italiani komentoi ndeshjen. "Është pak zhgënjyese që do të riluajmë një tjetër ndeshje. Në këtë kompeticio­n nuk është kurrë e lehtë. Është një fatkeqësi që nuk fituam sepse lojtarët dhanë gjithçka. U përpoqëm të fitonim, por në fund do na duhet ta pranojmë rezultatin. Në pjesën e parë patëm vështirësi për të sulmuar, por në të dytën krijuam shumë raste. Tani duhet të luajmë një tjetër ndeshje me një kalendar kaq të ngjeshur. Noruiçi e meriton një tjetër takim. Por për ne nuk do të jetë e lehtë. Ndoshta në pjesën e parë mund të kishim luajtur më mirë. Por barazimi është një rezultat i drejtë".

HAZARD - Konte nuk e pranon se rrotacioni dhe aq më tepër kursimi i yllit të skuadrës, Eden Hazard, ishte arsyeja përse skuadra e tij dështoi që të fitonte: "Me këta lojtarë ne shënuam pesë gola kundër Stok Sitit. Uillian dhe Pedro janë lojtarë me fantazi, krijues. E patëm pak të vështirë, por u përpoqëm që ta fitonim ndeshjen".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania