Panorama Sport (Albania)

Zidan i mbyll dyert Kepës dhe blindon CR7: Nuk ikën

-

Zinedin Zidan i mbyll dyert transferim­it të Kepës te Reali i Madridit. Trajneri i Realit thotë se nuk ka nevojë për një portier për momentin. Ai vlerëson maksimalis­ht kundërshta­rin përpara kësaj ndeshjeje dhe thotë se nuk e mendon kurrë një Real pa Ronaldon.

Selta- "Është ekip shumë i mirë, luan bukur dhe punon shumë. Ka lojtarë cilësorë, të cilët po bëjnë një kampionat të shkëlqyer. E dimë të gjithë vështirësi­në që ka ndeshja e nesërme ( sot), por do tentojmë të bëjmë më të mirën". Merkato- "Është njëlloj për mua nëse ka apo jo lëvizje. Unë kam vetëm 2 vite si trajner dhe nuk mund të përgjigjem nëse është diçka e mirë apo e keqe. Por nuk më pëlqen të bëj ndryshime në merkaton e janarit". Babagjyshi- "Mua nuk më ka sjellë asgjë. Ai është për fëmijët e Spanjës. Nuk më solli asgjë, por nuk jam mërzitur.

Më mirë të na sjellë titujt në të ardhmen".

Ronaldo- "Nuk mund ta mendoj Realin pa të. Ai është lojtar i Realit dhe dua që ta përfundojë këtu karrierën. Nuk e shoh dot larg Madridit".

Portieri- "Nuk më duhet asnjë portier i ri. Të shohim më

vonë se çfarë do të ndodhë. Në një moment të dytë mund të diskutojmë, por sot nuk më duhet asnjë portier dhe asnjë lojtar tjetër".

Ramos- "Pa të në fushë, humbasim disa gjëra. Ai është lideri ynë, kapiteni ynë. Por kam në skuadër lojtarë të

tjerë që do ta zëvendësoj­në siç duhet".

PSG- "Ka shumë kohë deri te ndeshja me PSG-në. Por sigurisht që e mbajmë në konsiderat­ë. Mënyra më e mirë për ta përgatitur atë ndeshje është të luajmë mirë tani, por edhe në të ardhmen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania