Panorama Sport (Albania)

Idrizi ironizon FSHF-në: Na sollën më shpejt “plakat e marsit”

"Kemi dosjen gati, Federata legalizoi informalit­etin"

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi reagon për datën e përcak tuar nga Komiteti Ekzekutiv për zgjedhjen e presidenti­t të ri të FSHF-së. E ndërsa "erën e re", Idrizi e kishte parashikua­r në mars, data e zgjedhjeve do të jetë 7 shkurti. Kreu i klubit vlonjat është i prerë në qëndrimin e tij kundër presidenti­t aktual, Armand Duka, ku Idrizi nuk nguron që votën e tij ta thotë edhe publikisht. Teksa e përcjell me batutë çështjen e datës së zgjedhjeve të presidenti­t të ri të FSHF-së, Idrizi është i bindur se ndryshimi do të vijë edhe në shkurt. "Për hair na qoftë. Erërat e marsit na i afruan një muaj para, mirë bënë. E dini atë historinë me plakat e marsit ju? Plakat e marsit na er- dhën në shkurt tani. Unë prisja plakat e marsit, për hair na qoftë. U uroj suksese kandidatëv­e. Dihet qëndrimi i Flamurtari­t, pasi ka qenë i deklaruar disa herë publikisht. Nuk kemi çfarë të komentojmë më për këtë çështje. Erërat e reja erdhën në shkurt", tha Idrizi. GJYQI ME FSHF

Por, zgjedhjet janë vetëm njëra anë e medaljes. Sinan Idrizi ka gati dosjen dhe me drejtuesit aktualë të FSHFsë do të takohet në gjyq. Qëndrimin e tij, administra­tori e bëri publik edhe dje gjatë prononcimi­t të dhënë për "Panorama Sport". "Është gati dosja. Brenda këtyre ditëve do të hedhim në gjyq FSHF-në, e cila legalizoi informalit­etin në futboll. Ne vjet jemi dënuar nga FSHFja me heqje pikësh, për shkak të ilegalitet­it që ne donim të luftonim. Dosja është e plotë me faturat që jemi ndëshkuar ne, me pagesat që kemi bërë ne që nuk kanë qenë tonat që nga Ardian Nini, Shkëlqim Muça, Rubio, tek Edmond Lutaj. Kjo për tekat e dikujt që shikonte ëndrra me sy hapur dhe e mbante veten si i plotfuqish­mi i qytetit dhe bënte çfarë i donte me këtë mall pa zot. Nga njëra anë ka qenë një Flamurtar që kishte fatura të rregullta tatimore, me lojtarë që paguheshin 1 milion lekë, dhe nga ana tjetër kemi pasur fatura të depozituar­a në FSHF të zotërisë që ishte ëndërrimta­r i qytetit dhe e katandisi Flamurtari­n në atë gjendje. Bashkë me këtë do të shikoni edhe evazionin e madh fiskal që është bërë te Flamurtari. Ekzistonte një Këshill Bashkiak që miratonte për klubin 400 milionë lekë ( të vjetër) dhe shpenzimet shkojnë 1.2 miliardë lekë dhe askush nuk kërkon llogari ku janë gjetur këta 700-800 milionë lekë të tjera që ka pasur në fatura, atëherë ky është një problem tjetër. Por FSHF këto i njihte. Ndaj tani me të do të takohemi në gjyq", u shpreh Idrizi.

DY KONTRATAT

Për Sinan Idrizin, të gjithë kanë qenë me dy kontrata te Flamurtari në kohën kur klubi administro­hej nga bashkia. Jo vetëm Ernest Gjoka, por me dy kontrata te Flamurtari kanë qenë edhe ish- trajneri Edmond Lutaj dhe disa futbollist­ë. "Ilegalitet­i te Flamurtari nuk ka pasur kufij. Të gjithë kanë qenë me dy kontrata. Që nga trajnerët Lutaj e Gjoka e deri te lojtarët Bajevski e të tjerë. Pse nuk i hapi sytë FSHF-ja për këtë? Unë do t'i shkoj deri në fund. E kam thënë dhe po e përsëris, nga Kupat e Europës, nga 330 mijë eurot, janë qindra mijëra euro që kanë humbur rrugës. Ka ardhur vetëm 15% e shumës, pjesa tjetër nuk dihet ku ka shkuar. Është paguar një faturë kapriço 80 apo 97 mijë euro, në mos gaboj, për Edmond Lutajn, kur fatura reale e Lutajt në tatime nuk i kalonte 1 milion lekë (të vjetër) në muaj. Këtë faturë, 100 mijë euro, pse duhet ta mbajë në kurriz Flamurtari dhe pse nuk duhet ta mbajë përgjegjës­i që e ka bërë këtë gjë? Pra, unë kam dosjen gati, jo vetëm për FSHF- në, por edhe për ata që kanë drejtuar Flamurtari­n", përfundon Idrizi.

 ??  ??
 ??  ?? Administra­tori i Flamurtari­t Idrizi dhe deputeti Fino
Administra­tori i Flamurtari­t Idrizi dhe deputeti Fino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania