Panorama Sport (Albania)

200 mijë dollarë për mesfushori­n e Tiranës, Uellison: Si më bllokuan bardheblut­ë për dy vite

-

Vjen Vjen ofertë ofertë zyrtare zyrtare në klub klub për për blerjen blerjen e e kartonit kartonit të të Toni Toni Mavejes Mavejes nga nga egjiptianë­t egjiptianë­t e Al-Nasr. Al-Nasr. Rrëfehet Rrëfehet mbrojtësi mbrojtësi i i larguar larguar brazilian: brazilian: Ze Ze Maria Maria më më donte, donte, ja ja pse pse ika ika vetë vetë nga nga Tirana Tirana

Toni Maveje është i huaji i radhës që pritet të largohet nga Tirana. Por këtë herë bardheblut­ë nuk kanë në plan që të mbeten "duarbosh", ashtu siç ngjau me largimin e Uellisonit. Prej ditësh drejtuesit kanë nisur negociatat me disa klube për mesfushori­n dhe ekipi i parë në listë që kërkon shërbimet e tij është Al-Nasr SC. Egjiptianë­t janë gati që të japin 200 mijë euro për të blerë kartonin e ugandezit, i cili nga klubi i Tiranës cilësohet si një xhevahir që nuk mund të lihet kollaj i lirë. Bisedimet do të vijojnë ende dhe gjasat janë që deri në fund të këtij muaji, kur mbyllet zyrtarisht edhe dritarja e transferim­eve, të merret një vendim. Nëse gjithçka shkon sipas planeve dhe nëse arkëtohet ndoshta një shumë më e lartë se kaq, vështirë se Tirana do të thotë "jo". Sigurisht që vendimi i takon edhe 27- vjeçarit, i cili duhet që të mbetet i kënaqur me parametrat financiarë sa i përket rrogës së tij. Kryeqyteta­sit po tundohen gjithnjë e më tepër që ta shitur mesfushori­n e qendrës, jo vetëm prej moshës, por edhe prej faktit që në mesfushë do t'u shtohet dhe keniani Kenet Muguna. Me një tjetër të huaj në dispozicio­n, logjikisht bën që të rrezikojë stolin pikërisht Maveje, sidomos kur dihet që në fushë lejohen jo më shumë se 4 ekstrakomu­nitarë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania