Panorama Sport (Albania)

Flamurtari bllokon Hoxhajn, sot testi i parë

Sulmuesi është nën kontratë dhe nuk ka ofertë zyrtare, Mersini drejt largimit

- E.Sika

Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, ka bërë me dije gjatë ditës së djeshme nuk do ta lërë të lirë Ardit Hoxhajn, edhe pse, sipas tij, në klub nuk ka mbërritur asnjë ofertë nga ndonjë skuadër që është e interesuar për të marrë shërbimet e tij. Hoxhaj vazhdon të jetë nën kontratë me vlonjatët dhe secila skuadër që e dëshiron, duhet më parë të futet në bisedime me klubin. Nga ana tjetër, Idrizi konfirmon se Mersini mund të largohet nga skuadra në gjysmën e mbetur të kampionati­t. "Hoxhaj do të jetë pjesë e Flamurtari­t. Nuk kam ndërmend që ta lë të lirë, aq më shumë që deri sot nuk ma ka kërkuar njeri. Ndërsa Mersini edhe mund të largohet", ka thënë shkurtimis­ht drejtuesi vlonjat duke shuar të gjithë zërat e merkatos në lidhje me ofertat e mundshme të lojtarit gjatë kësaj periudhe.

STËRVITJA - Flamurtari ka vijuar dje me intensitet të lartë përgatitje­t nën drejtimin e trajnerit duro. Skuadra ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Paradite ekipi është "ngujuar" në palestër, ndërsa në pasdite në një seancë të plotë në "Pyllin e Sodës". Sot pritet që Flamurtari të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin e të rinjve dhe më pas do të niset në drejtim të Turqisë, ku do të qëndrojë në Antalia për gati dy javë, deri më 21 janar. Gjatë qëndrimit në tokën turke, vlonjatët do të luajnë edhe tri ndeshje miqësore në datat 11, 15 dhe 20 janar. Këto ndeshje do t'i shërbejnë trajnerit Duro për të rregulluar ato të meta që skuadra ka treguar në ndeshjet e deritanish­me të Superiores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania