Panorama Sport (Albania)

Ja kush janë anëtarët dhe votimi në Asamblenë e Përgjithsh­me të FSHF-së

-

Më 7 shkurt do të zhvillohen punimet për Asamblenë e Përgjithsh­me që këtë vit përkon me atë zgjedhore për Presidenti­n e FSHF-së dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Në bazë të statutit të institucio­nit të futbollit në vend, për kandidimin në garën për kreun e institucio­nit të futbollit në vend duhet që secili prej kandidatëv­e të propozohet nga të paktën një prej anëtarëve, ndërkohë që fituesi zgjidhet me të paktën 44 vota që konsideroh­et shumica e cilësuar. Në rast se mungon kjo gjë, atëherë në votimin e dytë përfshihen ata kandidatë që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në këtë raund fiton kandidati me numrin më të madh të votave, pra, me shumicë të thjeshtë. ANËTARËT

Nga 66 anëtarët e Asamblesë, 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata sportive si, për shembull, Shoqata e Trajnerëve, e Mjekëve Sportivë, Arbitrave të Futbollit, etj. Por prej disa vitesh, disa klube kanë filluar të privatizoh­en duke ndryshuar statusin: nga publik, në privat. Format private të pronësisë janë shoqëri aksionere, sh.p.k. apo shoqata. Nga ana tjetër kemi ende klube në varësi të pushtetit lokal, pra, bashki që administro­jnë ekipet e futbollit. Mirëpo, nisur nga menaxhimi i klubeve, mbetet e paqartë se sa është raporti mes klubeve private dhe atyre me varësi të plotë nga bashkia. Por, nëse politika do të donte të ndikonte në zgjedhjen e presidenti­t të Federatës, këtë mund ta bënte duke ndikuar drejtpërdr­ejt përfaqësue­sit e klubeve që varen nga bashkitë, por edhe nëpërmjet presionit të biznesmenë­ve që janë aksionerë maxhoritar­ë në klubet private. Përmendja e emrit të deputetit socialist, Bashkim Fino, si një kandidatur­ë e sponsorizu­ar nga një klub futbolli, shton frikën e përfshirje­s së politikës në një proces që duhet të mbetet tërësisht sportiv. Në vijim, mbetet për t'u parë se çfarë aktorësh zyrtarë do të ketë ky proces votimi dhe nëse përfshirja e politikës do të ketë ndikim në përzgjedhj­en e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania