Panorama Sport (Albania)

“Shtegu i gjelbër 2018”, fitojnë Muliqi e Hasani

Veliaj: Ky do të jetë viti i biçikletav­e për qytetin e Tiranës

- ABDULLA DUSHKU

Për të tretin vit rad hazi në kryeqytet u zhvillua gara "Shtegu i Gjelbër". Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacion­it, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesioni­stë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, janë bërë pjesë e kësaj gare çiklistike. Në fund janë shpallur dhe fituesit, të cilët, përveç trofeut, kanë marrë edhe nga një shpërblim.

ITINERARI I GARËS - Edicioni i 3-të "Shtegu i Gjelbër" është përshkruar nga një itinerar prej 63 kilometras­h, ku gjithçka ka nisur nga Sheshi "Skënderbe", përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe ka vijuar nëpër Kodrat e Liqenit, drejt Kurorës së gjelbër të kryeqyteti­t dhe kanë mbërritur në Petrelë, ku ka qenë instaluar dhe stacioni "Check-point", apo stacioni i parë i kronometri­mit. Stacioni i dytë ishte ai i Durishtit, i ndjekur më pas nga "Check-point"-i i kilometrit 25, përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan, e më pas ka vijuar me stacionet e tjera të kronometri­mit në Kakunjë, në Koçaj pranë Baldushkut, në Rodhje dhe është mbyllur kronometri­mi në finishin e Mulletit, ndërsa mbërritja për publikun ka qenë sërish Sheshi "Skënderbe" në Tiranë. Sipërfaqja e garimit ka qenë e alternuar: argjilë, asfalt, çakëll, me bar, dheu apo përzierjet e ndryshme të këtyre elementëve, ndërsa lartësia e garimit është luhatur nga 100 në 2000, në 400 e deri mbi 800 metra mbi nivelin e detit, duke përkuar me "Check-point"-in e 3-të, atë të km 25 në Qafë-Kërrabë. Për organizato­rët e kësaj gare të çiklo- krosit, Fondacioni­n EDS, biçikleta është një zgjidhje e shëndetshm­e në një qytet me një trafik të rënduar si Tirana. E, për këtë arsye, "Shtegu i Gjelbër" është më shumë sesa thjesht një garë.

KRYEBASHKI­AKU KRYEQYTETA­S - Kësaj gare i është bashkuar dhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në nisje të saj tha aktiviteti sportiv synon ndërgjegjë­simin e qytetarëve se biçikleta është një zgjidhje e shëndetshm­e në një qytet si Tirana. Veliaj theksoi se tashmë kjo garë është kthyer në një traditë të bukur për kryeqyteti­n, duke e përfshirë Tiranën në kalendarin e të apasionuar­ve pas këtij sporti. "Më vjen mirë që jeni regjistrua­r rreth 100 profesioni­stë. Besoj se është mënyra fantastike për të inkurajuar, jo vetëm ata që janë profesioni­stë, por edhe ata si puna ime që janë amatorë", deklaroi Veliaj. Duke inkurajuar të rinjtë, ai më tej ka thënë: "Është momenti ideal, ku secili të vendosë që 2018 mund të jetë një vit fantastik për t'u marrë me sport. Mund të jetë çiklizmi në natyrë, mund të jetë çiklizmi në rrugë, mund të jetë maratona, mund të jetë një

sport. Problemi numër 1 i qyteteve për shëndetin është obeziteti dhe fakti që ushqehemi keq, kemi jetë sedentare".

GARA - Për të gjithë të apasionuar­it, kjo garë "Cross Country" ka bërë bashkë një numër të madh çiklistësh duke filluar nga amatorët, profesioni­stët e grupmoshav­e të ndryshme. Një garë plot emocione, surpriza, vështirësi e probleme në një terren të vështirë malor. Por gjatë saj ka pasur dhe probleme, për shkak të mungesës së sinjalisti­kës, duke bërë që çiklistët të humbnin dhe rrugën. Pas organizimi­t të kësaj gare, më të madhes në Shqipëri, ka qëndruar një staf i madh nga Shoqata e Çiklistëve, Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit. Kryeorgani­zatori

Edvin Kasimati, para nisjes së garës, u shpreh: "Ne do të përdorim një pjesë të rrugës për të bërë garën, që në njëfarë mënyre krijon edhe këtë emrin 'Shtegu i Gjelbër'. Kjo garë ka 100 pjesëmarrë­s, një numër shumë i madh për skenën shqiptare të çiklizmit dhe të sportit. Ne jemi 25 persona që marrim pjesë në staf, plus pjesën e mediatizim­it, gara mund të ndiqet edhe në internet. Kjo është pa diskutim gara më e madhe që zhvillohet në Shqipëri për të tretin vit radhazi", vuri në dukje Edvin Kasimati. Në përfundim të garës u shpallën dhe fituesit. Në vendin e parë u rendit malazezi Demir Muliç me kohën 2 orë, 50 minuta e 52 sekonda për të rriturit dhe për të rinjtë u shpall kosovari nga Trepça e Mitrovicës, Samir Hasani.

 ??  ?? Fotot: F. Hazizllari
Fotot: F. Hazizllari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania