Panorama Sport (Albania)

S l es ose es shor, Ko ar elona ishte ëndrra i e

!ra"iliani mun të lua ë si #anta"ist as esi$%uare"

-

Filipe Kutinjo do të prezantohe­t sot si lojtari më i ri i Barcelonës ( dje bëri fotot përpara mediave), por tifozët duhet të presin akoma për ta parë në fushën e lojës. Braziliani ka ardhur i dëmtuar dhe i duhen 15 ditë kohë për t'u rikuperuar. Por kjo nuk e pengon aspak trajnerin Valverde për të menduar rolin që do të ketë 25- vjeçari në fushën e lojës. Ai është nga ata lojtarë që do ta bëjë shumë komod teknikun aktual të katalanasv­e, pasi mund të mbulojë disa role në fushën e lojës, sidomos në repartin e avancuar. Braziliani mbërriti në Barcelonë në mbrëmjen e së dielës dhe në bagazhet e tij ndodhej një çantë me stemën e Barcelonës. “Përshëndet­je tifozë. Unë kam realizuar ëndrrën time me kalimin te Barcelona. Shpresoj të shihemi në stadium. Rroftë Barça!”, ka thënë Kutinjo me një video në sajtin e klubit. SHUMË ALTERNATIV­A- Kutinjo mund të aktivizohe­t pa u sforcuar në tre pozicione në fushën e lojës dhe Valverde ka mundësi që të ndërtojë skema të ndryshme me të në fushë. Sigurisht që vendi i tij natyral është sulmues krahu dhe në formacioni­n 4- 3- 3 do të ishte i majtë përkrah Suarezit dhe Mesit. Por kjo skemë do të linte jashtë Dembelenë, për të cilin u shpenzuan miliona euro. Atëherë i sakrifikua­ri do të ishte Andres Iniesta, pasi Kutinjo mund të luajë edhe si mesfushor i brendshëm në skemën 4- 33 bashkë me Busketsin dhe njërin mes Rakitiçit dhe Paulinjos. Në këtë rast, Dembele me Suarezin dhe Mesin do të formonin treshen e sulmit. Por, Kutinjo mund të luajë edhe si fantazist pas dy sulmuesve Mesi dhe Suarez. Me Iniestën në fushë, Busketsin dhe Paulinjon, 25- vjeçari do të luante më i avancuar për të bërë lidhjen mes mesfushës dhe sulmit.

FANELLA- Një tjetër pikëpyetje për momentin është fanella që ai do të mbajë veshur. 24 është numri i lirë, por një kampioni të tillë nuk i shkon aspak. Mediat raportojnë se Kutinjo mund të mbajë numrin 7 të Arda Turanit, i cili do të largohet, ose 14 që për momentin e mban Maskerano.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania