Panorama Sport (Albania)

“Volejbolli­stja e Vitit”, shqiptarja Bici kandidate

Shqiptarja fiton simpatinë e italianëve, grumbullon më shumë vota

- ABDULLA DUSHKU

Në edicionin e tretë për çmimin e volejbolli­stes më të mirë italiane të Serisë A2, për vitin 2017, është kandidate dhe volejbolli­stja shqiptare, Erblira Bici, e skuadrës LPM Mondovi, duke u bërë një nga 10 pretendent­et për të fituar trofeun "Volejbolli­stja më e mirë e vitit 2017 në Grupin A2". Volejbolli­stja e kombëtares kuqezi konsideroh­et si një nga kandidatet më të forta mes këtyre 10 finalistev­e edhe për faktin se renditet në vendin e dytë të pikëshënue­sve për këtë kategori. Shtatlarta e kombëtares kuqezi e ka kaluar kuotën e 300 pikëve të realizuara për skuadrën e saj vetëm në fazën e parë të kampionati­t. Këtë sezon, skuadra ku luan volejbolli­stja jonë është në krye të tabelës së bashku me San Benardo Volej me pikë të barabarta. Kjo arritje e kësaj skuadre ka ardhur edhe në saj të një paraqitje të shkëlqyer të volejbolli­stes shqiptare. Nën drejtimin e trajnerit Delmati, ajo ka arritur të shpalosë të gjithë potenciali­n e saj në sulm duke qenë një nga pikat kryesore të skuadrës. Kjo është hera e tretë që federata italiane e volejbolli­t e jep këtë çmim edhe për grupin A2. Duket se këtë herë, ky trofe mund të fitohet nga volejbolli­stja jonë e talentuar e ekipit kombëtar, Erblira Bici. Në vitin 2016 ajo u shpall nga gazeta "Panorama Sport" si sportistja më e mirë.

Kush është Erblira Bici? Erblira Bici, lindur në Tiranë, më 27/ 6/ 1995( 22 vjeçe), gjatësia 1.85 m. Mban numrin 1 te skuadra italiane,

LPM Mondovi.

Skuadra e LPM Bam Mondovi: Është një shoqëri italiane e volejbolli­t me bazë në Mondovi dhe luan në kampionati­n e Serisë A2. Pas javës së 17-të, skuadra e Mondovi Volej kryeson me pikë të barabarta, nga 40 së bashku me ekipin tjetër Italian Ubi Banka San Benardo. Gjatë 17 ndeshjeve të kampionati­t ka arritur të fitojë 13 dhe ka humbur 4, me një setavarazh 43-21 dhe pikavarazh 1472- 1356.

Lojtaret e skuadrës: Në

përbërje të skuadrës së Mondovës, vetëm dy vajza volejbolli­ste janë të huaja, shqiptarja jonë, Edlira Bici, dhe spanjollja Xhesika Rivero, ndërkohë që 10 vajzat e tjera janë italiane e konkretish­t, Bianka Masoti, Viola Tonelo, Ilaria Demikelis, Xhulja Sholla, Federika Biganxoli, Anxhelika Kostamanja, Elena Rolando, Sofia Rebora, Slivia Agostineli dhe Auroa Kampeli. Skuadra drejtohet nga dy trajnerët italianë, Alesandro Davide Delmati dhe Klaudio Baso.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania