Panorama Sport (Albania)

Gjika, ironi me Idrizin: Njësoj si pulat, a thua ka bërë asteroid!

"Kaq doja t'i thosha dikujt që vetëm flet pa fund"

- ERMAL SIKA

Shpëtim Gjika deba ton në distancë me Sinan Idrizin. Ishkryetar­i i Bashkisë së Vlorës i është përgjigjur administra­torit të Flamurtari­t, nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në "Facebook". Shkak është bërë prononcimi i fundit që Idrizi ka dhënë për "Panorama Sport". E, ndërsa nuk e përmend si emër administra­torin aktual të klubit, ishkryebas­hkiaku Gjika nuk e lë pa e thumbuar. Sipas Gjikës, Idrizi është një njeri që vetëm flet pa fund. Ai gjithashtu e cilëson atë si të ngjashëm me pulat. "Për hatër të luleve, njeriu ujit baltën! Kaq doja t'i thosha si përgjigje dikujt këtu në Vlorë, i cili ka kaq kohë që vetëm flet e flet pa fund! Njësoj si pula dhe ai, që po ta dëgjosh sa shumë kakarit kur bën vezën, thua ka bërë asteroid", shprehet Gjika në komentin e tij. Kohët e fundit ka pasur replika në distancë mes Gjikës dhe Idrizit. Ky i fundit nuk i ka kursy-

er kritikat për kohën kur ekipi drejtohej nga bashkia, ndërsa Gjika ka preferuar të përgjigjet me ironi dhe thumbime në postimet e bëra në "Facebook". ÇFARË THA IDRIZI

Në një prononcim të pak

ditëve më parë të dhënë për "Panorama Sport", administra­tori Sinan Idrizi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të FSHF-së dhe bashkisë, madje ka kërcënuar edhe me gjyq. "Dosja është e plotë me faturat që jemi ndëshkuar ne me pagesat që kemi bërë ne që nuk kanë qenë tonat që nga Ardian Nini, Shkëlqim Muça, Rubio, tek Edmond Lutaj. Kjo për tekat e dikujt që shikonte ëndrra me syhapur dhe e mbante veten si i plotfuqish­mi i qytetit dhe bënte çfarë i donte me këtë mall pa zot. Ekzistonte një Këshill Bashkiak që miratonte për klubin 400 milionë lekë të vjetër dhe shpenzimet shkojnë 1.2 miliardë lekë dhe askush nuk kërkon llogari ku janë gjetur këta 700- 800 milionë lekë të tjera që ka pasur në fatura, atëherë ky është një problem tjetër. Por FSHF këto i njihte. Ndaj tani me të, do të takohemi në gjyq", kanë qenë fjalët e Idrizit, që kanë nxitur edhe reagimin e Gjikës.

 ??  ?? "Me Igli Taren në Stamboll për merkaton, ndërtimin e strukturav­e të Flamurtari­t dhe jo vetëm…". Kjo ka qenë dixhitura e fotos ku shihet administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, dhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.
"Me Igli Taren në Stamboll për merkaton, ndërtimin e strukturav­e të Flamurtari­t dhe jo vetëm…". Kjo ka qenë dixhitura e fotos ku shihet administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, dhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e postimit të ish-kryebashki­akut Gjika në “Facebook”
Faksimile e postimit të ish-kryebashki­akut Gjika në “Facebook”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania