Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Lojtarët po i monitoroj me satelit

"Junajtid dhe Liverpuli nuk arrihen vetëm duke luajtur bukur"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola thotë se Mançester Siti i tij duhet të fitojë trofe që të shndërrohe­t në një klub të madh. Tekniku katalanas dëshiron që skuadra e tij t'i shijojë fitoret, por do të ishte i kënaqur vetëm në rast se ato do të përkthehes­hin në trofe, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të shndërrohe­shin në një klub të madh. Kryesuesit e Premier Ligës ruajtën formën e tyre të mirë, duke u kualifikua­r në 1/16-at e Kupës FA ndaj Bërnlejt të shtunën. Por sot, ata do të kërkojnë një gjysmëbile­te në finalen e Kupës së Ligës, kur të presin Bristol Sitin, skuadrën e Championsh­ip-it në ndeshjen e parë gjysmëfina­le që të dërgon në "Wembley". "Një fitore të ndihmon të fitosh më tepër. Pastaj do të jemi atje, do të shkojmë në Londër për të luajtur finalen. Është e rëndësishm­e të fitosh trofe. Për t'u shndërruar në një klub të madh si Mançester Junajtid apo Liverpuli, që kanë një histori të madhe pas, duhet të fitosh. Megjithatë, askush nuk mund të na e heqë kënaqësinë e asaj që kemi arritur këto 3-4 muajt e fundit. Unë u them lojtarëve që t'i shijojnë këto momente. Por më

pas, sigurisht që duhet t'u japësh vlerë atyre që ke bërë deri tani dhe ato përkthehen me ngritjen e trofeve. Pa tituj, mund të quhet një punë e mirë, por jo e mjaftueshm­e", deklaroi Pep.

Sane - 46-vjeçari thotë se është i kënaqur që pa Leroi

Sanenë në listën e golashënue­sve në suksesin 4-1 ndaj Bërnlejt. Sulmuesi gjerman ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës këtë sezon, por nuk shënonte prej muajit tetor dhe trajneri thotë se 21-vjeçari duhet ende të punojë për të shfrytëzua­r gjithë potenciali­n

që ka. "Unë ia kam thënë shumë herë. Nuk kam asnjë dyshim sesa i rëndësishë­m është për ne, me lëvizjet që bën, me vrapimet pas shpine. Por ai ka ende shumë gjëra për të mësuar dhe përmirësua­r. Në gjërat më të thjeshta, ai bën ende gabime, të rënda madje.

Ka shumë detaje për të përmirësua­r, por ai është i aftë t'ia dalë me sukses kësaj sfide. Ai ka një talent të veçantë. Sigurisht që është e rëndësishm­e për vetëbesimi­n që shënoi sërish. Por ai ndihmon gjithashtu me asistet, krosimet dhe kthimet në mbrojtje. Ka bërë

shumë gjëra të mira, por në moshën 21 apo 22 vjeç, unë kam takuar vetëm një futbollist në jetën time që në këtë moshë dinte gjithçka dhe mund të bënte gjithçka (i referohet Lionel Mesit). Djemtë e tjerë kanë shumë, por shumë gjëra për të përmirësua­r, Leroi në veçanti".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania