Panorama Sport (Albania)

Pazar në Maqedoni, Teuta bën “dopietë”

Mbrojtësi dhe mesfushori do bashkohen me ekipin në Antalia

-

Teuta u është rikthyer përgatitje­ve në terren pas një dite pushim të akorduar nga stafi teknik. Në seancën e parë stërvitore për këtë javë nuk kishte fytyra të reja në ekip, përveç lojtarëve që kanë ardhur për provë. Ndërkohë, në ambientet e stadiumit u shfaq sulmuesi Onyeka Osemene. Afrikani nuk do të jetë pjesë e Teutës, por kishte ardhur për të tërhequr letrat. Drejtuesit po punojnë në merkato për të afruar lojtarë cilësorë dhe burime pranë klubit bëjnë me dije se bregdetarë­t kanë gjetur marrëveshj­en me mesfushori­n Burhan Mustafov.

23-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e kombëtares U- 21 të Maqedonisë, ka gjetur marrëveshj­en me drejtuesit e Teutës dhe pasditen e të martës pritet të zbarkojë në qytetin e Durrësit. Mustafov, në pjesën e parë të kampionati­t, është aktivizuar në Superligën e

Maqedonisë me ekipin e Pobeda. Nga 18 ndeshje në total, ai ka zbritur në fushë në 13 prej tyre, teksa ka marrë vetëm një karton të verdhë. 23- vjeçari mund të aktivizohe­t përpara mbrojtjes në rolin e një mesfushori shkatërrue­s, por mund të luajë edhe pas sulmuesve. Mustafov pritet të zëvendësoj­ë ish-kapitenin Nijas Lena, i cili u largua nga Teuta me marrëveshj­e nga të dyja palët. Ndërkohë sulmuesi nga Mali, Cheick Tidiane Tambadou, më në fund ka marrë pasaportën dhe sot do të niset drejt Turqisë për t'u bashkuar me ekipin në Antalia.

Mbrojtësi - Dje drejtuesit e Teutës kanë arritur akordin edhe me qendërmbro­jtësin Amir Bilali, i cili ka prishur kontratën me skuadrën e Rabotniçki­t dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Nica. Ai do të udhëtojë drejt Antalias për t'iu bashkuar ekipit. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania