Panorama Sport (Albania)

Hysaj rekord, kartoni vlen 70 milionë euro

Vlerësimi, mbrojtësi i Kombëtares renditet i 60-ti në botë, lë pas yje europianë

- OLSI TUJANI

Napoli shpenzoi pesë milionë euro për kartonin e mbrojtësit. I transferua­r nga Empoli, Elseid Hysaj u bë një prej futbollist­ëve që e ndoqën trajnerin edhe në elitën e futbollit italian. Mirëpo, forma dhe paraqitjet që mbrojtësi i kombëtares ka bërë, e kanë shumëfishu­ar vlerën e tij...

Napoli shpenzoi pesë milionë euro për kartonin e mbrojtësit. I transferua­r nga Empoli, Elseid Hysaj u bë një prej futbollist­ëve që e ndoqën trajnerin edhe në elitën e futbollit italian. Mirëpo, forma dhe paraqitjet që mbrojtësi i kombëtares ka bërë, e kanë shumëfishu­ar vlerën e tij në treg. Në bazë të përllogari­tjeve që bën Observator­i Europian i Futbollit (CIES), Elseid Hysaj renditet i 69-ti për nga vlera e lojtarit. Mbrojtësi i Kombëtares vlen 70.5 milionë euro.

RENDITJA

Në bazë të këtyre përllogari­tjeve, shqiptari duket qartësisht se e ka shumëfishu­ar vlerën e tij. Në fillim është paguar rreth 5 milionë euro nga Napoli në adresë të skuadrës së Empolit, ndërkohë që momentalis­ht vlera e tij është shumëfishu­ar më shumë se 20 herë. Hysaj është nën kontratë me napolitanë­t deri më 2021 dhe për ta prishur atë, ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh të vendosur nga presidenca e napolitanë­ve. Me këtë vlerë, ai arrin që të lërë pas vetes emra të mëdhenj të futbollit botëror momentalis­ht. Kjo bën që skuadrat e tjera të interesuar­a për shërbimet e shqiptarëv­e gjatë merkatove

në vijim të përpilojnë një ofertë konkrete dhe me shifra të majme, në mënyrë që të bindin jo vetëm futbollist­in kuqezi, por edhe vetë drejtuesit e Napolit për ta lënë atë të lirë. Mbrojtësi i djathtë është një ndër të pazëvendës­ueshmit te skuadra

napolitane, e cila po kryeson Serinë A.

TOP 10

Listën e futbollist­ëve më të shtrenjtë e kryeson Nejmar. Me kalimin e tij te PSG-ja është bërë edhe futbollist­i me vlerën më të lartë për momentin, ndërkohë që ndiqet

nga Lionel Mesi dhe pas argjentina­sit vjen Herri Kejn. Portugezi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, përllogari­tet me vlerë rreth 80.4 milionë euro që e rendisin portugezin në vend të 49-të në bazë të këtyre përllogari­tjeve nga CIES.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania