Panorama Sport (Albania)

Zgjedhjet në FSHF, Targaj: Ja pse nuk kandidoj

Anëtar prej 2001, heq dorë nga instancat e FSHF- së

-

Një muaj përpara zhvillimit të punimeve për Asamblenë ku do të përzgjidhe­t presidenti i FSHF- së dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, është bërë me dije moskandidi­mi i njërit prej anëtarëve aktual. Muhedin Targaj, në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", shpjegon edhe vendimin e tij pse nuk do të jetë më pjesë e kandidatëv­e për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHFsë. Ai është pjesë e tij që prej vitit 2001. Targaj, gjatë karrierës së tij në vitet '70-'80 ka qenë pjesë e skuadrës së Dinamos, por edhe e ekipit Shpresa dhe më pas edhe në skuadrën kombëtare. Më vonë, Targaj gjithashtu ka bërë rolin e drejtorit teknik të Dinamos. Si futbollist ai ka fituar një sërë titujsh me blutë.

Zoti Targaj, qarkullon një informacio­n sikur keni dhënë dorëheqjen nga Komiteti Ekzekutiv...

Unë jam tërhequr nga kandidimi për të qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv në zgjedhjet e ardhshme.

Pra e mbyllni mandatin tuaj deri në fund?

Po, do të jem pjesë deri në ditën e zgjedhjeve.

Jeni prej shumë vitesh aty, pse ky vendim pikërisht disa javë para zgjedhjeve?

Nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Ka një fillim, siç e thatë ju para disa kohësh, por ka edhe një fund.

Pse pikërisht disa ditë para zgjedhjeve?

Po insistoni, por nuk ka

lidhje me zgjedhjet. Thjesht kam vendosur të mos kandidoj më.

A është ky një sinjal i dhënë nga vetë ju që në federatë ka ardhur koha për ndryshime?

Jo, nuk mendoj kështu. Unë mendova vetëm për veten time, që ka ardhur koha që t'i jap fund. Kaq.

Si e vlerësoni punën e Komitetit Ekzekutiv në këto vite?

Më mirëkupton­i, por nuk kam dëshirë që të komentoj shumë gjatë. Doja vetëm të bëja me dije vendimin tim për të mos qenë më pjesë e zgjedhjeve për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

 ??  ??
 ??  ?? Muhedin Targaj
Muhedin Targaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania