Panorama Sport (Albania)

Nga Fejzullahu te Sukaj, si u zbehën xhevahirët

Keqmenaxhi­mi dhe zemërgjerë­sia e Demit kanë pasur ndikim

- ILIR CARA

15 mijë euro të arkëtu ara dhe mbajtja e 20% të vlerës së kartonit është transaksio­ni më i fundit që Apolonia ka bërë në merkaton e dimrit, ku sulmuesi Blerim Krasniqi kaloi nga skuadra e Kategorisë së Parë te kryesuesit e Superiores, Skënderbeu. Sollëm këtë shembull për të treguar keqmenaxhi­min dhe zbehjen e vlerave që Partizani u ka bërë xhevahirëv­e të tij në pesë sezonet e fundit, që përkojnë me rikthimin në Superiore. Me lojtarët që ka pasur në organikë, Partizani gjatë këtyre viteve, të paktën, mund të kishte arkëtuar të ardhura të majme, pasi sa u përket trofeve, justifikim­i është: Po punojmë, vitet i kemi përpara. Titulli i fundit kampion është marrë në 1993-shin, ndërsa Kupa e fundit në 2004-ën. Shkaqet e këtij dështimi me zbehjen dhe mospërfiti­min e nga lojtarët cilësorë ka të bëjë me keqmenaxhi­m e klubit, ku ka gabuar me aftat kontraktua­le, por edhe mungesa e njerëzve të duhur për të nxjerrë në treg talentet. Në disa raste ka pasur ndikim edhe zemërgjerë­sia e presidenti­t Gaz Demi, i cili nuk është bërë pengesë në lënien të lirë të lojtarëve të veçantë.

MEVLAN MURATI - Gabimet nisën që pas kthimit në Superiore në sezonin 20132014. Mevlan Murati erdhi me parametër zero nga Shkëndija e Tetovës, si përforcim për krahun e majtë të mbrojtjes. Lojtari përfitoi edhe pasaportën shqiptare dhe u bë pjesë e kombëtares U-21, ku luajti një ndeshje miqësore. Partizani, por edhe kuqezinjtë e lanë të lirë dhe Murati arriti të shkëlqente te Shkëndija, si dhe u bë pjesë e triumfit të kombëtares maqedonase U-21 në Europian.

ARDIAN CUCULI- Një sezon më pas, trajneri Shpëtim Duro solli disa lojtarë të talentuar në ekip, nga të cilët ka ende nga ata që janë shtylla e ekipit. Nga Shkëndija e Tetovës, Partizani mori Ardian Cuculin, një mbrojtës potent në të majtë dhe në qendër. Në përfundim të sezonit 2014-2015 të kuqtë e lanë të lirë, duke dobësuar veten, pasi ende nuk e kanë gjetur zëvendësue­sin e tij, si dhe nuk përfituan asgjë financiari­sht.

AMIR RRAHMANI- Një nga gabimet me peshë të "demave" është edhe Amir Rrahmani, i cili u afrua te të kuqtë

në moshën 19-vjeçare, u bë pjesë e kombëtarev­e, por Partizani nuk preferoi që t'i rinovonte kontratën dhe e la të lirë në 2015-ën. Mbrojtësi kaloi te RNK Split me parametër zero dhe, pas një sezoni, ai u shit për 1.6 milionë euro te Dinamo Zagreb. Partizani ka fituar të drejtën për të arkëtuar kuotën e formimit të lojtarit, diku te rreth 60 mijë euro, por akoma nuk i ka marrë nga kroatët e Splitit.

ARBNOR FEJZULLAHU­Mbrojtësi nga Presheva u ble për 30 mijë euro nga Besa në 2014-ën dhe, falë paraqitjes me Partizanin, arriti

të bëhet pjesë e Kombëtares, ku pati dhe oferta të majme. Partizani jo vetëm që nuk ka përfituar gjë, por së fundmi i ka zbehur shumë vlerat edhe lojtarit, i cili nga keqmenaxhi­mi i klubit ka humbur mundësi "të arta" për të prezantuar veten në Europë.

MENTOR MAZREKAJMe­sfushori nga Prishtina ishte një lojtar me karakter të vështirë, por i talentuar. Partizani nuk arriti ta menaxhonte lojtarin, ku të paktën mund të kishte gjetur ndonjë destinacio­n nga ku mund të kishte përfituar financiari­sht. Mazrekaj nga yll, përfundoi si kusur te Prishtina.

XHEVAHIR SUKAJ- Pas shkëlqimit në sezonin 20152016, Partizani pati luksin që ta lërë të lirë Sukajn dhe të prezantohe­j në Europë pa sulmues të mirëfilltë. Në këtë rast vendosi zemërgjerë­sia e presidenti­t Demi, i cili nuk kërkoi asgjë dhe i plotësoi dëshirën Sukajt që të shkonte në Malajzi, ku edhe u dëmtua më pas.

KALEB EKUBAN- Sulmuesi ganez ishte zbulimi i Partizanit në edicionin e fundit, por të kuqtë nuk arritën që të përfitonin asgjë nga promovimi i Kaleb Ekubanit. Të

kuqtë nuk u tregun të ndjeshëm në këtë rast, ku në janar mund të kishin përfituar nga një transferim i mundshëm, pasi pati oferta pas shkëlqimit në fazën përgatitor­e në Turqi.

ALBAN HOXHA- Falë paraqitjes me Partizanin, portieri Alban Hoxha pësoi një rilindje, ku arriti të bëhet edhe pjesë e ekipit kombëtar. Në disa periudha të merkatos ka pasur oferta për portierin, por klubi i ka injoruar duke mos përfituar asgjë. Nga ky keqmenaxhi­m, klubi jo vetëm që nuk përfitoi financiari­sht, por së fundmi ka zhvlerësua­r edhe vlerat e "gardianit", të cilin e bëri shembull në fillim të këtij sezoni.

LORENC TRASHI- Erdhi te Partizani nga Lushnja dhe me paraqitjen e tij në dy sezonet e para me fanellën e kuqe, Lorenc Trashi u bë një nga lojtarët më të spikatur. Drejtuesit e kuq nuk arritën që të përfitonin nga shkëlqimi i mesfushori­t nga Gramshi, madje në vitin e fundit ka punuar në prishjen e imazhit dhe cilësinë e lojtarit duke e përshtatur në role të ndryshme. Vetëm portierin nuk ka bërë Trashi te Partizani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania