Panorama Sport (Albania)

Dy afrime drejt zyrtarizim­it, Nexhipi: Skuadra do forcohet

-

Prurja e parë e Kukësit ishte Donjet Shkodra, por vetëm mesfushori nuk mjafton. Megjithatë, drejtuesit i kanë bërë dhuratën e dytë teknikut. Ai është futbollist­i i Kombëtares së Gjeorgjisë, Irakli Dzaria. Gazeta zbuloi ekskluzivi­sht bisedimet mes palëve, ndërsa tani mësohet se është arritur marrëveshj­en dhe brenda së mërkurës mesfushori do t'i bashkohet Kukësit në Antalia. Dzaria aktualisht luan për ekipin e Dilas në Gjeorgji, e më parë ka qenë për katër sezone pjesë e Dinamo Tbilisit, ku ka fituar plot katër herë titullin kampion. 29-vjeçari ka luajtur si titullar në çdo ekip ku ka qenë. Dzaria ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjeorgjisë nga viti 2012 deri në 2014. Brenda javës, 29-vjeçari do të firmosë dhe kontratën me verilindor­ët. E njëjta gjë mund të thuhet edhe me kroatin që ka pasaportë gjermane, Filip Zderiç. Mbrojtësi i djathtë është aktualisht pjesë e Gaz Metanit në Rumani dhe mësohet se po tenton të zgjidhë kontratën me mirëkuptim me këtë klub. Deri të premten, Zderiç do të marrë lejen e kalimit dhe do të udhëtojë drejt Turqisë për t'iu bashkuar Kukësit. Mësohet se ai ka qenë një zgjedhje personale e trajnerit Pakult, i cili u ka komunikuar drejtuesve të klubit të bëjnë gjithçka për ta afruar. Burime të sigurta të gazetës tregojnë se palët janë marrë vesh për termat financiarë.

DREJTORI - Drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi, ka folur dje për skuadrën, që tashmë e sheh çdo ditë në seancat stërvitore. "Jemi duke u stërvitur në kushte të mira, ekipi po ecën shumë mirë. Të gjithë janë të vetëdijshë­m për situatën ku jemi dhe duam ta kalojmë sa më shpejt", u shpreh Nexhipi për "SuperSport". Sipas 33-vjeçarit nga Shkupi, ngarkesa duket të jetë më e madhe, pasi përtej rolit zyrtar, duhet të ndihmojë edhe trajnerin austriak duke qenë e vetmja urë lidhëse midis tij dhe skuadrës. "Kam filluar si drejtor sportiv, por njëkohësis­ht jam afër trajnerit ta ndihmoj të njohë ekipin dhe futbollin shqiptar. Trajneri është i kënaqur me skuadrën, ndërkohë që presim përforcime të reja", deklaroi Nexhipi. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania