Panorama Sport (Albania)

Lika i kënaqur me skuadrën, sot miqësorja ndaj Trabzonspo­rit

-

Teksa Luftëtari vijon përgatitje­t në Antalia nga 6 janari i këtij fillimviti, trajneri Hasan Lika është i kënaqur me punën e ekipit. I kontaktuar nga "Panorama Sport" lidhur me prurjet e reja në merkaton dimërore dhe, për më tepër, për axhendën e të tijve në harkun kohor të tri ditëve të qëndrimit në tokën turke, ai është shprehur: "Nuk është një eksperienc­ë e papërjetua­r më herët nga Luftëtari. Aktualisht vijojmë përgatitje­t në kushte më shumë se normale me dy seanca stërvitore në ditë, falë dhe klimës që ofron ambienti ku jemi akomoduar. Pjesë e kontingjen­tit të Luftëtarit janë të gjithë futbollist­ët që mbyllën gjysmën e sezonit. Emrat e të larguarve tashmë dihen. Aktualisht me grupin janë bashkuar portieri Amarildo Çekrezi, David Bocaj, Kejdi Balla, si dhe braziliani mesfushor Marko Aurelio. Jemi në pritje të lojtarëve të tjerë, duke filluar nga Minga e braziliani tjetër Xhekson. Nesër ( sot) në orën 17: 00 me orën turke, e thënë ndryshe në orën 15: 00 të Shqipërisë, do të luajmë ndeshjen e parë miqësore me Trabzonspo­rin", ka thënë trajneri Lika. Ndërkohë drejtuesit e Luftëtarit kanë të vendosur për të lënë të lirë mbrojtësin e krahut të majtë, pogradecar­i Vangjel Zguro.

FUSHA - Përpos angazhimev­e të drejtuesve të Luftëtarit për një mbarëvajtj­e sa më të mirë të procesit stërvitor në Antalia, punëtorët, që kanë për detyrë mbajtjen në kushte sa më optimale të tapetit të fushës së stadiumit "Gjirokastr­a", janë duke sfiduar kushtet e motit, me qëllim që më 27 janar në ndeshjen ndaj Skënderbeu­t fusha të jetë në gjendje optimale. Tomor Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania