Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja, Vllaznia ndryshon stil

Ergis Mersini shumë pranë firmës, synohet edhe Gëzim Krasniqi i Partizanit

- ADMIR URUÇI

Merkato e Vllaznisë pritet të mos nda let pas dy afrimeve të bëra deri më tani. Kjo do të thotë se Xhevahir Sukaj e Sedat Berisha nuk do të jenë të vetmit që do t'u bashkohen kuqebluve këtë janar. Drejtuesit e klubit në bashkëpuni­m me stafin teknik janë duke parë mundësinë për të sjellë në skuadër edhe ndonjë futbollist tjetër, kryesisht për repartin e mbrojtjes. Deri më tani, ata kanë parë disa opsione për futbollist­ë të huaj, por me sa duket ato janë fokusuar te lojtarët vendës që janë lënë të lirë nga ekipet e tyre dhe mund të afrohen me parametra zero për të forcuar mbrojtjen. Përveç Ivan Jakoljeviç­it, të tjerë emra kanë dalë në skenë si përforcime të mundshme. Ergis Mersini dhe Gëzim Krasniqi janë në objektivat e kuqebluve, madje për gjirokastr­itin mund të thuhet se është shumë pranë firmës me kuqeblutë. Ndërsa për ish-mbrojtësin e Partizanit, shkodranët janë interesuar edhe më parë, por transferim­i nuk u realizua. Gjithsesi, gjërat tani kanë ndryshuar dhe mund të ketë ndonjë finalizim. Gjithsesi, duhet pritur edhe pak ditë për të parë se kush do të jetë blerja e tretë e Vllaznisë. Nuk përjashtoh­et mundësia që ai të jetë sërish i huaj. Drejtuesit janë duke u treguar shumë të matur në

merkato për të mos përsëritur gabimet e bëra në të kaluarën. Kjo do të bëjë që në fushë të shihet një skuadër e ndryshme nga ajo e gjysmës së parë të sezonit.

Orelesi - Afrimet me Berishën për qendrën e mbrojtjes, por edhe të ndonjë lojtari tjetër

në këtë pozicion, do të bëjnë që tekniku Gjoka të rishikojë vendin e Orelesit në fushë. Një gjë të tillë tekniku mund ta bëjë edhe pas rikthimit nga dëmtimi i Pjeshkës. Me sa duket, Gjoka do të bëjë të mundur që Orelesi të kalojë në mesfushë, ku ka edhe pozicionin e tij natyral. Për nevoja të ekipit ai ka sakrifikua­r deri më tani dhe është vendosur në qendër të mbrojtjes. Një gjë e tillë do të sjellë edhe konkurrenc­ë për qendrën e mesfushës, pasi ka disa lojtarë që pretendojn­ë për të pasur një vend në formacion. Gjithsesi, rëndësi ka fakti që Vllaznia do të ketë lojtarë cilësorë para mbrojtjes, për të thyer aksionet e kundërshta­rëve dhe ndërtuar të tyret. Trajneri Gjoka duket i kënaqur me zgjidhjen që i është dhënë repartit të mbrojtjes, ndërsa Orelesi mund të konsideroh­et edhe si një blerje e re në merkato.

 ??  ??
 ??  ?? Në një foto të postuar në “Instagram”, shfaqej ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, teksa bënte vrap nga Liqeni i Tiranës për të mbajtur trupin në formë. Interesant ishte një komenti i trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili shkruan:...
Në një foto të postuar në “Instagram”, shfaqej ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, teksa bënte vrap nga Liqeni i Tiranës për të mbajtur trupin në formë. Interesant ishte një komenti i trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili shkruan:...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania