Panorama Sport (Albania)

Bakiasi ka dilema, vijnë tre në provë te Lushnja

Mbrojtësi: Më kanë dhënë 1 milion lekë rrogë, por kam nisur stërvitjen me Egnatian

-

Paraditen e djeshme, lushnjarët janë grumbullua­r në stadiumin "Roza Haxhiu" për t'u nisur drejt resortit "Tropikal", ku do të zhvillojnë minifazën përgatitor­e dimërore. Menjëherë pas mbërritjes, skuadra lushnjare e drejtuar nga Hysen Dedja ka nisur procesin stërvitor me dy seanca në ditë. Lushnja është e plotë, me përjashtim të futbollist­ëve të dëmtuar Erlind Koreshi, Erion Xhafa dhe Kristi Marku. Lushnjarët presin t'u bashkohet gjatë minifazës sërbin Tasiç dhe lushnjarin Bakiasi. Mbrojtësi i majtë i Egnatias për gazetën "Panorama Sport" është shprehur: "Kam pasur një bisedë me trajnerin e Lushnjës Hysen Dedja që më kërkon te Lushnja. Kam biseduar në aspektin sportiv dhe financiar. Kam mësuar se Lushnja është një klub që ofron të ardhura rreth 1 milion lekë në muaj bruto. Për momentin unë jam nën kontratë me Egnatian, e cila përfundon në fund të sezonit. Dje kam dalë në stërvitje me skuadrën ku luaj dhe kam folur për ofertën që kam. Nuk jam i vendosur dhe do të pres zhvillimet në vazhdim", është shprehur Bakiasi. Merkato - Te Lushnja kanë ardhur të tjerë lojtarë për t'u provuar. Trajneri Dedja ka parë nga afër sulmuesin lezhjan të Luftëtarit Përgjini. Ndërsa sot pret korçarin Osmanllari. "Si sulmuesi Përgjini, ashtu edhe mesfushori i djathtë, Osmanllari, do të jenë për provë te Lushnja gjatë ditëve të qëndrimit në Durrës", është shprehur trajneri Dedja. Ndërkohë, që Borshi, Aruçi dhe Prendi e kanë lënë provën me verdhejesh­ilët. Po kështu, edhe lushnjarët Renato Dervishi, Dionis Musaku, Arbër Allkanjari janë larguar nëpër skuadrat e tyre ku kanë kontratë njëvjeçare. Kontakte me drejtuesit e Lushnjës ka pasur edhe durrsaku Memini që luan për Kukësin. Ai nuk është stërvitur me Kukësin, pasi kërkon të bisedojë me drejtuesit e Bashkisë për anën financiare. Drejtuesve të Lushnjës iu është propozuar edhe qendërmbro­jtësi malazez, Adrijan Rudoviç. Edhe ky ish-futbollist i Tërbunit në Kategorinë Superiore. Por, Lushnja nuk mund të bëjë shumë ndryshime për arsye financiare. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania