Panorama Sport (Albania)

Afrikanët: Duam 40 mijë dollarë nga Tirana

Trajneri: Presim pagesën prej tyre për Mugunën, asgjë zyrtare

- OLSI TUJANI

Përfitimi i Tiranës me shitjen e Merveil ka bërë që në Afrikë të ngrenë antenat e interesimi­t. Sa herë bëhet fjalë për një interesim të Tiranës për lojtarë të tyre, kjo edhe për vetë të shkuarën e trajnerit Ze Maria që i ka drejtuar ata futbollist­ë, drejtuesit e skuadrës afrikane mundohen të ngrenë bllokadë. Së fundmi është vetë trajneri i skuadrës Gor Mahia që ka komunikuar për mediat vendëse në lidhje me situatën e dy futbollist­ëve, të cilët pritet t'u bashkohen bardhebluv­e në Shqipëri. PAGESA

Trajneri i skuadrës kampione të Kenias, në prag të fazës përgatitor­e që do të zhvillojë, ka bërë me dije se pret një pagesë nga klubi në Shqipëri. "Ka qenë një dakordësim prej 40 mijë dollarësh për Mugunën, por deri më tani asgjë nuk është finalizuar. Megjithatë, të jem i sinqertë, nuk mund të mbështetem më te Muguna sepse është i bindur për largimin. Sa i përket Musas, mund të them që është prej vitesh pjesë e klubit dhe ka ardhur koha që të provojë një sfidë të re", ka deklaruar trajneri i Gor Mahias, Dilan Kerr.

SHQIPËRIA

Trajneri i skuadrës keniane nuk nguron as të komentojë nivelin e futbollit në Shqipëri. "Të jem i sinqertë, me gjithë respektin për atë vend, nuk mendoj se transferim­i në Shqipëri mund të konsideroh­et një përmirësim në karrierë", është shprehur Kerr. Trajneri britanik dhe skuadra keniane do të zhvillojnë një turne 12-ditor në Nairobi për t'u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit.

 ??  ?? Lojtarët e Tiranës duke festuar një prej golave në ndeshjen ndaj Pogradecit
Lojtarët e Tiranës duke festuar një prej golave në ndeshjen ndaj Pogradecit
 ??  ?? Dilan Kerr, trajneri i Gor Mahias
pritet që të transferoj­ë Tirana nga Gor Mahia gjatë merkatos së janarit. Kenet Muguna, mesfushori me tipare të avancuara, dhe mbrojtësi Musa Muhamed.
Dilan Kerr, trajneri i Gor Mahias pritet që të transferoj­ë Tirana nga Gor Mahia gjatë merkatos së janarit. Kenet Muguna, mesfushori me tipare të avancuara, dhe mbrojtësi Musa Muhamed.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania