Panorama Sport (Albania)

Erzeni konfirmon Plorin, i merr portierin Besëlidhje­s

-

Dje në mesditë, Erzeni i Shijakut ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për vitin 2018 në kuadrin e përgatitje­ve për pjesën e mbetur të fazës së dytë të kampionati­t për Kategorinë e Parë. Ka qenë një fillim disi i vonuar për shkak të ndryshimev­e që u bënë në mesjavën e kaluar që përfshiu stafin drejtues, atë teknik, si dhe me largimin e dy futbollist­ëve të njohur, Alfred Deliallisi dhe

Aldo Mitraj. Sidoqoftë, në orën e caktuar 14:00, ekipi i

Erzenit ishte i rreshtuar për fillimin e stërvitjes, e cila u drejtua nga trajneri i dytë, Shkëlqim Troplini.

Trajneri - Ishte paralajmër­uar që në seancën e parë se skuadrës do t'i bashkohej tekniku shkodran Elvis Plori.

Por, siç u mësua më vonë, mosardhja e teknikut Plori lidhet me disa detaje të vogla siç ndodh rëndom në këto raste. Në një prononcim për gazetën në lidhje me këtë çështje, drejtori i ri i klubit, Astrit Hoxha, sqaroi se: "Është e vërtetë që tekniku Plori duhet të ishte i pranishëm sot (dje) për të filluar procesin stërvitor, por u pa e nevojshme që të kishte dhe një komunikim përfundimt­ar për ardhjen e teknikut Plori në drejtimin e Erzenit. Mund të them me siguri që ardhja e tij nesër (sot) për të drejtuar skuadrën shijakase është 99% e sigurt sepse gjithçka është mbyllur sipas rregullave. Nga ana tjetër, edhe për portierin Elson Demi mund të thuhet e njëjta gjë, sepse edhe ky do të jetë që sot në stërvitje me grupin si portier i parë tek Erzeni. Ndërkohë po bëjmë të gjitha përpjekjet për zëvendësim­in e dy futbollist­ëve kryesorë të larguar, Deliallisi dhe Mitraj, për të bërë sa më parë plotësimin e skuadrës me elementë të duhur për të qenë më të përgatitur për ndeshjen e parë më 27 janar në Shijak me Besën", përfundon drejtori i përgjithsh­ëm i Erzenit, Astrit Hoxha. Pritet që gjërat të ndryshojnë në skuadër me një trajner të ri dhe disa lojtarë cilësorë që do të afrohen. Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania