Panorama Sport (Albania)

Begaj, ta gëzojë titullin “Kampione e Botës”

Kalon afati i përgjigjev­e të testit antidoping

-

Shqipëria u përfaqësua me 5 sportistë në Botërorin e Anahemit në SHBA, duke arritur të shpallej edhe Kampione Bote me Romela Begajn, ku entuziazmi i këtij suksesi ka qenë i jashtëzako­nshëm në përmasa ndërkombët­are sepse një vend i vogël si Shqipëria, triumfonte mes gjigantëve të globit në peshëngrit­je. Gjithsesi, pas këtij suksesi, duhej të priteshin dhe edhe analizat e testit antidoping për të 5 sportistët e shtangës shqiptare që ishin pjesë e këtij Botërori. Agjencia Ndërkombët­are e Antidoping­ut, e cila është e specializu­ar dhe e licencuar për kryerjen e këtyre testeve të sportistëv­e, ende nuk ka publikuar analizat për sportistët shqiptarë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i këtij kampionati, në një kohë që këto përgjigje do të viheshin në dispozicio­n të federatës sonë të peshëngrit­jes brenda 3 javësh, ende nuk ka një përgjigje nga institucio­ni botëror i Antidoping­ut Wada. Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes në lidhje me vonesën e përgjigjev­e të analizave për peshëngrit­ësit shqiptarë shpjegon se "World Anti-Doping Agency" akoma nuk ka sjellë një përgjigje për testet e analizave. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë agjencia. Pasi nga data 23 dhjetor 2017 deri më janar 2018, nëpunësit e kësaj agjencie kanë qenë me pushime. Ndërkohë që federata e peshëngrit­jes ka sqaruar se pret ende një përgjigje prej tyre në momentin kur të ketë rinisur puna gjatë këtij viti të ri. "Sigurisht që do të vijnë dhe përgjigjet e analizave nga WADA. Nëse do të kishte ndonjë prej sportistëv­e tanë përgjigjen e testit pozitiv, patjetër që do të kishte ardhur dhe njoftimi i WADA-s", konfirmojn­ë zyrtarët e FSHV-së. Theksojmë se ndryshe nga tri vite më parë, përgjigjet e WADA-s me shumë gjasa do të rezultojnë të pastra dhe shqiptarët do të gëzojnë me të drejtë suksesin e Romela Begës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania