Panorama Sport (Albania)

Lejkërs rikthehet te fitorja, Feniks ndal Oklahomën

Portland merr fitoren e 21-të, me një pikë më shumë

- ABDULLA DUSHKU

Në mëngjesin e ditës së djeshme, ndeshja e parë është zhvilluar në "American Airlines Arena, Miami" të Floridës, ndërmjet ekipit vendës Majemi Hit dhe ekipit nga Sëlt Lejk Siti, Uta Xhaz, duke marrë një fitore në sekondat e fundit 103- 102 ( 27- 22, 22- 25, 25- 28, 29- 27). Ka qenë një përballje emocionues­e deri në sekondën e fundit. Madje, Majemi përmbysi shifrat në sekondat e fundit me Riçardson, që shënoi pikët e fitores duke regjistrua­r në total, 14 pikë. Ai e realizoi koshin e fitores, 5 sekonda para se të binte sirena e përfundimi­t të ndeshjes. Për Uta-n u dallua Mitçell me 27 pikë, por që mbetën për vetëm statistikë. Pas 9 humbjesh radhazi ka ardhur më në fund dhe fitorja 16-të sezonale, për skuadrën e Lejkërsave, që mundi 132-113 ( 29- 27, 37- 21, 30- 32, 36- 33) Atlantën në Los Anxhelos, në një ndeshje të dominuar nga skuadra kalifornia­ne. Kjo fitore i ka dhënë moral ekipit të Lejkërsave, sidomos kur kjo ka ardhur nga lojtarët e stolit, të cilët kanë realizuar 62 pikë. Ndërsa shënuesi më i mirë ishte Ingram me 20 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Shroder për miqtë. Me humbje për të dy ekipe pretendent­e në Konferencë­n e Perëndimit, kanë përfunduar ndeshjet e San Antonios dhe Oklahomës. Skuadra e Spërsave u mund 111- 110 ( 27- 27, 21- 26, 32- 27, 31- 30) nga Portland, në një tjetër ndeshje dramatike e vendosur nga Mekollum që realizoi pikën e 25- të të tij, në 5 sekonda nga fundi, kur dhe

realizoi koshin e fitores. Për San Antonio u dallua Olldrixh me 30 pikë e 14 topa në tabelë, por që nuk kanë mjaftuar për të evituar humbjen. Skuadra e Oklahomës ka humbur 114-100 (23-28, 3034, 29-28, 18-24) në fushën e Foniksit. Kanë qenë vendësit, ata që e dominuan ndeshjen gjatë gjithë kohës. Buker realizoi 26 pikë, duke qenë një lider në fushë, ndërkohë që 46 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Ka fituar edhe Nju Jorku, që falë 29 pikëve të Porxingis mundi 100-96 (3325, 30-34, 29-28, 18-24) Dallasin, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Barnsit.

Isaja Tomas, që debutoi me kavaliersa­t e Klivendit, në ndeshjen kundër Orlandos ku triumfuan 131- 127, tha pas ndeshjes se është vetëm në '80 për qind' të formës së tij. "Unë nuk mendoj se do të ndihem shumë ndryshe. Jam duke u përpjekur, për të marrë atë që përgatitja ime fizike të më lejoj të luaj pak më shumë kohë", kështu është shprehur 28- vjeçari Isaja Xhamar Tomas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania