Panorama Sport (Albania)

Riberi akuzon Francën: "Topin e Artë" në 2013 ma vodhën

-

Frenk Riberisë i djeg ende ai "Topi i Artë" që nuk iu akordua në vitin 2013, edhe pse ylli francez fitoi të gjitha trofetë e mundshëm me Bajernin e Mynihut. Gjatë një interviste për kanalin francez "Canal Plus", mesfushori u ndal në kujtimet e tij katër vite më parë, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshm­e, sepse, pavarësish­t sukseseve në fund, triumfuesi i çmimit të lojtarit më të mirë të vitit ishte ylli i Realit, Kristiano Ronaldo. Në 43 ndeshjet e tij për kampionët e Gjermanisë atë sezon, Riberi ndikoi në 34 gola, ndërkohë që portugezi fitoi vetëm Kupën e Mbretit, pavarësish­t 55 golave që shënoi në po aq ndeshje. Por Riberi ishte një nga shtyllat e skuadrës së Jup Hejnkesit, e cila dominoi si në Gjermani, ashtu edhe në Europë. Ai dhuroi dy asiste në shkatërrim­in e Barcelonës me rezultatin e përgjithsh­ëm 7-0 në gjysmëfina­le, ndërsa shërbeu edhe Robenin në golin që vulosi suksesin në finalen e "Wembley"-t, kundër rivalëve të Dortmundit në Champions. Por, për dështimin në garën për të fituar çmimin më të rëndësishë­m individual, ai akuzon edhe shtypin e vendit të tij: "' Topi i

Artë' i vitit 2013 ishte sikur të ma kishin vjedhur. Është e pakuptimtë. Unë fitova çdo trofe, nuk mund të kisha bërë më shumë.

Ishte një padrejtësi.

Kisha mbështetje­n e një pjese të francezëve, por jo të të gjithëve. I dëgjoja vetë kur njerëz, madje edhe trajnerë futbolli, thoshin se 'Topi i Artë' duhej t'i jepej Kristiano Ronaldos. Është e paimagjinu­eshme të mendosh që portugezët të duan Mesin si fitues të 'Topit të Artë', apo argjentina­sit të donin Ronaldon. Në Francë kjo nuk ndodhi", tha Riberi në intervistë­n e tij. 34-vjeçari i rikthehet edhe dramës që i la pas aksidenti kur ishte fëmijë: "Shenja në fytyrë është ajo që më ka bërë ky që jam sot, më ka formuar këtë karakter. Të rritesh me atë shenjë nuk është e lehtë, veçanërish­t kur je fëmijë. Shokët të shohin, të komentojnë dhe më pas të përqeshin. Në çdo vend që shkoja njerëzit nuk më shihnin sepse isha Frenk apo se luaja mirë futboll, por prej fytyrës sime. Është e dhimbshme, sidomos kur e dëgjoje prej prindërve të tjerë. Unë kam vuajtur, por nuk kam shkuar kurrë në një cep dhe të qaj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania