Panorama Sport (Albania)

eali, riza jen prej arselos

ajtor edhe sulmi që është i 23- ti në Europë, skuadra "fiket" pas pushimit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Është një sëmundje e vjetër e mbrojtësve brazilianë të krahut. Për sa kohë skuadra ka topin në këmbë dhe sulmon, askush nuk mund të krahasohet me shpejtësin­ë, teknikën dhe kontributi­n e tyre në sulm. Por kur skuadra detyrohet të mbrohet, ata lënë një det hapësirë pas. Këtij virusi nuk i shpëton as Marselo. Me një kampionat që vetëm një vetëvrasje e Barcelonës mund ta ringjallë, Reali i Madridit duhet të bëjë analiza të thella se çfarë nuk po shkon mirë këtë sezon. Cilat janë disa nga arsyet përse kampionët po pësojnë kaq shumë gola këtë edicion| Mjafton që të analizosh dy golat e fundit të pësuar në "Estadio Balaidos" dhe problemi mund të evidentohe­t shumë mirë: Marselo avancon shumë përpara, por nuk kthehet. Mbrojtësi i majtë nuk dukej askund në momentin që Selta shënoi golin e parë. Por braziliani u zhduk edhe kur galicianët barazuan 2-2. Gjashtë prej 16

golave që mbretërorë­t kanë pësuar në kampionat kanë ardhur nga korsia e Marselos, me braziliani­n në fushë ( gati 40%). Dhe këto kanë qenë gola që kushtojnë pikë aq sa distanca me kreun tashmë është kthyer në turpëruese. Me Teo Hernandezi­n që pritet të luajë sërish kundër Numansias në Kupën e Mbretit, do të shohim

nëse Zidan do të vendosë të bëjë sërish rrotacion në të ardhmen apo do vendosë t'i besojë këtij të fundit. Trajneri duhet të zgjidhë edhe një tjetër problem, atë çka ndodh pas pushimit. Skuadra fundoset në pjesën e dytë ( ka pësuar 10 dhe shënuar vetëm 9 gola). Janë statistika që, me vetëm rezultatet e pjesëve të para të llogaritur­a,

Reali do kishte 7 pikë më shumë (39) dhe do kryesonte, ndërsa Barça (36) do kishte 12 pikë më pak. Por nuk është se skuadra po i bën më mirë detyrat në frontin tjetër. Dakord, skuadra ka pësuar sot po aq gola sa gjatë gjithë sezonit të shkuar, por kampionët e Europës janë skuadra me sulmin e 23-të më të mirë të Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania