Panorama Sport (Albania)

Kimish: Kisha dhimbje në gjithë trupin

-

Që prej datës dy janar, skuadra e Bajernit ka udhëtuar drejt Dohas në Katar për të nisur një seancë stërvitore për pesë ditë, por disa nga lojtarët bavarezë nuk kanë arritur të stërviten së bashku me ekipin, si pasojë e problemeve shëndetëso­re dhe problemeve fizike. Mats Humels dhe Robert Levandovsk­i kanë ndërprerë stërvitjen, për shkak të dëmtimeve, ndërsa mbrojtësi anësor, Xhoshua Kimish, ka qenë i sëmurë pas mbërritjes në Katar. Për këtë arsye, 22-vjeçari ka mundur të stërvitet me skuadrën e rekordmenë­ve gjermanë vetëm ditën e fundit, të dielën. Gjithashtu, pritet që Kimish të humbasë edhe përballjen e parë të raundit të dytë në Bundesligë ndaj Leverkusen­it në datën 12 janar. Gjatë një interviste për median gjermane, "Bild", Xhoshua Kimish ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetëso­re duke thënë se: "Kam pasur të bëj me gripin edhe më parë, por kisha mundësinë të stërvitesh­a me skuadrën pa probleme. Kësaj radhe e kam kuptuar se nuk kisha më mundësi të vazhdoja. Më dhembte i gjithë trupi, ndaj më duhej të vendosja që të pushoja". Kimish ka arritur të luajë në të gjitha përballjet e gjysmës së parë të sezonit 2017/18 me fanellën e Bajernit, gjithashtu edhe në përballjet e Kupës së Konfederat­ave me kombëtaren gjermane, çka ka sjellë një lodhje të jashtëzako­nshme fizike për të. Lidhur me pjesën e lodhjes fizike, Kimish tha: "Trupi im nuk ishte mësuar me këtë intensitet. Kam luajtur shumë, por kjo s'do të thotë që nuk di si t'ia dal mbanë". Sa u përket titujve në raundin e dytë të sezonit aktual, mbrojtësi bavarez shtoi: "Në aspektin e titujve, gjithçka është e mundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania