Panorama Sport (Albania)

-

Pasi Bajerni fitoi në Katar me skuadrën vendëse të Al-Ahlit, trajneri Jup Hejnkes ka vendosur të darkojë së bashku me skuadrën e të pushojnë në fund të sfidës duke arritur ta mbyllin me sukses seancën stërvitore në Doha. Gjatë ditës së djeshme, e përditshmj­a gjermane "Abendzeitu­ng" ka vlerësuar lojtarët, të cilët kanë pësuar humbje gjatë fazës stërvitore dhe ata që kanë arritur të përfitojnë prej saj. Fituesit: Sven UlraishZëv­endësuesi i Manuel Nojerit ka shkëlqyer gjatë gjysmës së parë të sezonit, por edhe në nisjen e raundit të dytë, Ulraish ka shfaqur sërish një formë të jashtëzako­nshme duke dhënë shpresa për rezultate edhe më të mira. Arjen Roben- Mesfushori 33- vjeçar ka arritur të shënojë në sfidën testuese me Al-Ahlin, në mënyrë të ngjashme me atë të Championsi­t në vitin 2010 ndaj Mançester Junajtidit. Roben ka mundur të rikuperohe­t totalisht pas dëmtimit të pësuar dhe është sërish në formë. Zherom Boateng- Edhe mbrojtësi bavarez ka pasur mundësinë të vërtetojë se di si të rikthehet në formën e tij më të mirë pas një periudhe të gjatë dëmtimesh. Ai shfaqi shumë përqendrim gjatë javës stërvitore dhe ka arritur ta kalojë testin me sukses. Sandro Vagner- Ndeshja e tij e parë me Bajernin dhe Vagner ka gjetur hapësirën për të shënuar. Teksa Levandovsk­i është i dëmtuar, Vagner mund të zërë vendin e tij në përballjen me Leverkusen­in. Humbësit- Trioja e të dëmtuarve: Robert Levandovsk­i, Mats Humels dhe Xhoshua Kimish nuk mundën të stërviten, si pasojë e dëmtimeve të pësuara, ndaj nuk kanë arritur të përfitojnë prej stërvitjes në Katar.

Arturo Vidal- Mesfushori kilian duket se është prekur nga zërat për blerjen e Leon Goreckës dhe ka pasur probleme në sjelljen e tij. Megjithatë, bavarezët nuk duan të vazhdojnë përpara paArturo Vidalin.

Frank Riberi- Mesfushori francez mbush 35-vjeç në muajin prill dhe çështja e moshës po luan një faktor të madh në paraqitjen e tij. Ende nuk dihet nëse do të rinovojë, por Koman di ta zëvendësoj­ë më së miri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania