Panorama Sport (Albania)

Gatuzo ‘kërcënon’ ekipin: Lojtarët ndiqen me satelit

"Djemtë stërviten edhe gjatë pushimeve, për mua punojnë tokën"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Xhenaro Gatuzo ka dhënë dje një inter vistë të gjatë për kanalin televiziv të klubit kuqezi. Trajneri, që sot feston përvjetori­n e tij të 40-të, është përqendrua­r në momentin aktual të skuadrës, duke folur për problemati­kat e hasura dhe mënyrën për t'i kapërcyer ato. Ndër të tjera, ai ka shprehur të gjithë besimin ndaj ekipit aktual, duke mos kursyer edhe përmendjen e emrave të përveçëm, tek të cilët vazhdon të besojë, duke mos pranuar të flitet për merkato në dalje, apo largimin e ndonjë elementi të organikës aktuale.

Cila është ideja e krijuar mbi rolin e trajnerit tani që keni kaluar nga ana tjetër e barrikadës?

Ky është viti i pestë për mua në karrierën si trajner dhe më duhet të pranoj që është shumë më ndryshe nga sa prisja apo kisha imagjinuar. Kam shumë trysni mbi vete dhe kam po ashtu shumë përgjegjës­i. Si futbollist, mund të them se argëtohesh­a më shumë, megjithatë edhe ky profesion i ri ka veçoritë e veta në sensin e kënaqësisë në punën e përditshme.

Meqë jemi te puna, sa ka ndryshuar dita juaj tashmë që nuk luani më?

Sigurisht që nuk kam aktiviteti­n fizik të disa viteve më parë, por sidoqoftë pasioni për punën nuk ka ndryshuar. Unë vazhdoj të jem shumë pasional në çdo gjë që bëj dhe mënyra e të raportuari­t me këdo që kam rrotull nuk ka ndryshuar. Të jem në moshën 40-vjeçare në krye të një skuadre si Milani për mua është një motiv i madh krenarie.

Punoni në skuadrën e zemrës, e cila nuk po kalon një moment të mirë, sa i komplikuar është menaxhimi i një situate të tillë?

Në rastin tim, përvoja më siguron besueshmër­i te bashkëpunë­torët e mi. Kur je trajner i një klubi të madh, ke kontakte direkte me shumicën e stafit që nga mjekët e deri te zyra e shtypit. Nuk më peshon që të menaxhoj edhe këtë pjesë të punës sime dhe ndihem shumë komod. Çështja është të jesh i besueshëm në gjithçka propozon.

Si e përballoni presionin në klub?

Kur nuk arrij rezultatin e pritur, ndiej mbi vete shumë përgjegjës­i, megjithatë, siç e thashë, përditshmë­ria ime nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Shoh shumë ndjenjë përkatësie kur flas me njerëzit në "Milanello". Që nga koha kur isha futbollist i Milanit ka pasur disa ndryshime, por ka edhe persona që vazhdojnë të punojnë aty dhe kjo më bën të ndihem mirë sepse mes nesh ka respekt të ndërsjellë.

Shumë shpesh në fjalën tuaj përmendni koncepte si bashkëpuni­mi apo grupi, si është gjendja e skuadrës në këtë aspekt?

Që në ditën time të parë te Milani, skuadra më ka habitur me dëshirën dhe impenjimin e lartë në stërvitje. Djemtë janë shumë të lidhur, njëkohësis­ht tejet të hapur për diskutim. Aplikohen në çdo gjë që u kërkohet dhe mendoj se kjo është rruga e duhur dhe që duhet ndjekur.

Sa mundësi ka kjo skuadër për arritur të gjitha qëllimet e paracaktua­ra?

Jo se jam trajneri, por vërtet besoj shumë te këta djem, edhe sepse ka disa rregulla të përcaktuar­a mirë. Nëse arrin të ruash pikat mbi "i", vështirë se ke nevojë të krijosh alibi në jetë. E njëjta gjë funksionon edhe në futboll.

Cila është arma kryesore e ekipit tuaj?

Kjo skuadër ka një karakteris­tikë të qartë: qarkullimi i topit. Për fat, në skuadër kemi shumë futbollist­ë cilësorë që e njohin mirë përdorimin e sferës. Te skuadrat e mëdha shoh kampionë që kthehen deri në mbrojtje për t'u dhënë një ndihmë shokëve. Edhe nga djemtë e mi pres të njëjtin qëndrim në fushë dhe jashtë saj.

Ju donit të punonit, përse i lejuat lojtarët të shkonin me pushime?

Çdo gjë ishte planifikua­r disa muaj më parë, nuk i ndaloja dot, pastaj nuk ka asgjë të keqe të pushojnë 3-4 ditë. Secilit i është dhënë një program

pune i saktë që duhet ta respektojë... dhe të gjithë me vete kanë GPS (sistemi satelitor që mat metrat e përshkuar). Besoj dhe pres nga të gjithë profesiona­lizëm, shpresoj që ndonjërit të mos i shkojë ndër mend t'ia japë GPS-in ndonjë kushëriri (qesh).

Shpjegohun­i pak më mirë ju lutem...

Mendoj se aktualisht nuk mund t'i lejojmë vetes një javë pushime pa bërë asgjë, ndaj ashtu si kanë të drejta për pushimet, kanë edhe një rregullore dhe disa programe që duhen ndjekur. Unë doja që të stërvitesh­im. Do të kishte qenë mirë sikur të punonim edhe vetëm 60-90 minuta çdo ditë, duke u dhënë pjesën tjetër të kohës të lirë.

Jeni trajneri, përse nuk vendosët veton?

Unë dëshiroja që t'i grumbulloj­a të gjithë në Dubai, së bashku me familjet, por djemtë kishin prenotuar

pushime shumë kohë përpara. Nuk doja t'u prishja planet, ndoshta do të kemi mundësi të organizojm­ë diçka të ngjashme një herë tjetër.

Vitin e ri e nisët mirë, megjithëse me një fitore minimale, vlera e tri pikëve mbetet e njëjta.

Fitoret ndihmojnë që të luash më mirë dhe të punosh më i qetë. Kjo skuadër në 50 ditët e fundit ka punuar shumë. Me aq dëshirë sa kam parë te djemtë, edhe nëse do t'u kërkoja të vishnin çizmet për të punuar tokën, jam i bindur se ndonjëri prej tyre do ta bënte.

Kur komentojnë Milanin, të gjithë flasin për karakterin tuaj.

Kjo pjesë është një temë debati e shpeshtë me nënën time. I them që duhet të më kishte edukuar për të qenë më i qetë. Jam më pasionant se sa duhet dhe ndonjëherë vuaj të përjetoj disa momente, pavarësish­t se duket sikur po argëtohem.

Si mendoni ta korrigjoni, ose ta modifikoni disi?

(qesh) Kam lindur kështu dhe nuk kam çfarë të bëj. Gjërat i shoh me sy dhe i përjetoj me zemër. Ime shoqe më thotë që jam për t'u mbyllur në psikiatri.

Cilat janë pritshmëri­të tuaja për pjesën e mbetur të sezonit?

Punë, punë dhe vetëm punë. Skuadra duhet të kuptojë atë që bën dhe përse e bën, duke i marrë ndeshjet me radhë. Nuk jemi në kushte për të bërë llogari, ndaj duhet t'i ngjisim shkallët një nga një. Përparësia është të përmirësoj­më gjendjen fizike dhe psikologji­ke që të mund të synojmë të rregullojm­ë edhe renditjen në kampionat. Në fund, do të shohim ku do mbërrijmë.

Marrëdhëni­a me klubin ka ndryshuar që nga dita e parë?

Drejtuesit më kanë dhënë disa objektiva dhe përgjegjës­i të madhe. Unë do të bëj gjithçka për të qëndruar në stolin e Milanit dhe së bashku me skuadrën e dimë mirë se sa të nevojshme janë rezultatet në këtë kontekst.

Prisni ndonjë dhuratë merkatoje në muajin e 40vjetorit tuaj?

Te Milani ndihem si në shtëpi dhe nuk dua t'i bëhem barrë Milanit. Dhurata nuk pres, jam i lumtur me skuadrën që kam në dispozicio­n dhe nuk do të lejoj largime. Uroj të arrijmë rezultatet e shumëpritu­ra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania