Panorama Sport (Albania)

Merkato, Sabatini presing Zhangut

Për Ramirezin, Interi merr përgjigje brenda 2 orëve. Për mbrojtjen ideja është Janga-Mbiua

- Përgatiti: LEDIO NASE

Misioni i Valter Sa batinit në Kinë ka nisur në mënyrën e duhur. Koordinato­ri teknik i "Suning" është takuar menjëherë me pronarin e grupit investitor, Zhang Jindong: rasti ka qenë mbledhja e Jiangsu, skuadra kineze e stërvitur nga Fabio Kapelo. Sabatini do qëndrojë edhe ditët e ardhshme në Nankin, ku do koordinojë merkaton e Jiangsusë e do diskutojë thellësish­t lidhur me të njëjtën çështje për Interin.

"FAIR PLA " - Që ditën e sotme mund të ketë një takim me padronin e "Suning" dhe me njerëzit e tij. Sabatini duhet të bindë Zhangun të investojë në merkaton zikaltër, një çështje jo e thjeshtë, por janë hapur disa shtigje. Udhëtimi i Sabatinit në Kinë duhet të shërbejë për t'i bërë "Suning"-ut të kuptojë që, siç ndodhi qershorin e kaluar, "fair play" mund të respektohe­t me shitjet e duhura, mbi të gjitha nëse skuadra arrin objektivin Champions.

MBROJTJA - Sabatini, nëse nuk arrin të ketë gatishmëri­në e Zhangut, nuk do ketë në dispozicio­n resurse të mëdha. Interit megjithatë i nevojitet në mënyrë jetësore një qendërmbro­jtës dhe kandidati i duhur mund të jetë Janga-Mbiua i Lionit. Sabatini e njeh mirë dhe e kishte marrë më parë te Roma: 28vjeçari ka eksperienc­ë në Serinë A dhe në Francë po luan shumë pak, një marrëveshj­e mund të arrihet me formulën e huazimit. Gjithashtu, Interi është rikthyer edhe te një njohje e vjetër: Rolando, në skadencë kontrate me Olimpikun e Marsejës. Objektivi i Sabatinit është të paraprijë largimin nga klubi francez. Në këtë aspekt, raportet e mira me trajnerin Rudi Garsia mund të bëjnë diferencën. Një tjetër alternativ­ë është Domeniko Krishito, që tashmë në moshën 32-vjeçare, ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Zenitin (i skadon në qershor).

RAMIREZ - Për mesfushën, Ramirez duket zgjidhja më e mundshme (dhe më e lehta): për braziliani­n Jiangsu mund të miratojë huazimin falas nëse nuk do garantohet buxheti-ekstra (përgjigja brenda 72 orëve). Në të njëjtin repart po monitorohe­t edhe Deulofeu, por Barça kërkon garanci: thjeshtësi­m në bisedimet për transferim­in e mundshëm të Shkrinjari­t.

RAFINJA - Një tjetër lojtar i dobishëm do ishte Rafinja i Barcelonës. Spanjolli (megjithëse ka zgjedhur kombëtaren braziliane) nuk luan prej shumë kohësh, por duket i riaftësuar nga dëmtimi: mund të mbulojë tre role pas sulmuesit dhe do ishte perfekt për futbollin e Spaletit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania