Panorama Sport (Albania)

. D E J I

-

Dhjetori ka qenë një muaj i vështirë për Interin. Pas 5 rrjetave të shënuar Kievos, për zikaltrit ka lindur një problem: ai i golit. Në 5 sfidat pasardhëse të kampionati­t, skuadra e Spaletit ka arritur të dërgojë topin në rrjetë vetëm në dy raste dhe gjithmonë me Mauro Ikardin. Klubi interist po punon në merkato për të vendosur në gatishmëri të Spaletit jo vetëm një qendërmbro­jtës, por pikërisht një lojtar për të pasur zgjidhje alternativ­e: një mesfushor-sulmues krahu, një fantazist ose, më mirë akoma, një lojtar të aftë t'i luajë të dy rolet. Ndërkaq trajneri zikaltër po kërkon të nxjerrë maksimumin nga rezervat në dispozicio­n për të gjetur rrugën e golit. 1 - Rrotacioni i fantazistë­ve Tre lojtarë janë provuar nga Spaleti pas krahëve të Ikardit, me rezultate ndryshme: Brozoviç (6 herë), Borha Valero (10) e Zhoao Mario (4). Nëse portugezit do i jepej një shans, ky do ishte pozicioni i duhur: 4 fitore në po aq raste me Zhoaon si trekuartis­t; 7 fitore e 3 barazimi kur Mauro është mbështetur nga Borha; 3 fitore, 1 barazim e 2 humbje kur radha i ka takuar kroatit.

2 - Eder- Ikardi, bashkë në fushë

155 minuta (të ndara në 7 ndeshje) kanë kaluar njëkohësis­ht në fushë italo-braziliani e argjentina­si. Rezultati: 5 fitore të zikaltërve dhe 2 humbje, por vetëm 4 gola të shënuar (3 nga Mauro e 1 nga Eder).

3 - Zhoao Mario në krah E treta dhe e fundit, është përpjekja e dështuar: portugezi, si mesfushor krahu i djathtë ka dhënë rezultate negative të dukshme. Nëse Kandreva do duhet të karikojë energjitë, herën tjetër, në pritje të merkatos, do ishte më i pranueshëm aktivizimi i Zhoao Kanselos që ofron më shumë garanci në sulm sesa në mbrojtje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania