Panorama Sport (Albania)

Kukësi thyen turqit për dy minuta, Pakult: Luajtëm super

Trajneri Pakult e nis me risi, mbrojtësi Rustem Hoxha luan si mesfushor shkatërrue­s

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi i bën një start fantastik vitit 2018, teksa fiton miqësoren e parë ndaj një kundërshta­ri shumë të fortë si Kaiserispo­r. Ndeshja e djeshme e luajtur në Antalia shënoi edhe debutimin e trajnerit austriak, Peter Pakult, në pankinën e verilindor­ëve. Kampionët e Shqipërisë u treguan cinik në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të shpejtë, në një hark kohor prej dy minutash (21 dhe 22) me anë të Ardit Peposhit dhe kapitenit Ylli Shameti. Dora e teknikut austriak u dallua menjëherë, ku vendosja taktike bëri diferencën, por gjithashtu edhe përzgjedhj­a e lojtarëve. Si kurrë më parë, Pakult i gjeti një pozicion të ri mbrojtësit Rustem Hoxha, i cili dje u aktivizua në rolin e mesfushori­t shkatërrue­s, në krah të Besar Musollit. Futbollist­ët verilindor­ë bllokuan sulmet e turqve, duke ushtruar presing të lartë dhe mbajtur larg portës kundërshta­rin. Kapiteni Shameti ishte heroi i takimit, ku në golin e parë të shënuar nga Peposhi në minutën e 21të, dha një asist fantastik për Bakajn. Ky i fundit driblon njërin prej mbrojtësve, godet, por portieri Miamer kthen topin, teksa Peposhi i vëmendshëm e dërgon në rrjetë. Festë te kuksianët, ndërsa vendësit mundohen të dalin në sulm, por në pak sekonda

e gjejnë veten në një situatë të vështirë. Këtë herë Kukësi fiton një goditje nga këndi. Kornen e merr përsipër Guri, i cili harkon bukur në zonë dhe Shameti kërcen mbi të gjithë, duke shënuar golin e dytë për Kukësin. Kaiserispo­ri nuk e përtyp dot këtë disavantaz­h të dyfishtë dhe del i gjithi në sulm për të kërkuar ngushtimin

e shifrave. Pas shumë përpjekjev­e, turqit gjejnë në minutën e 40-të golin. Ishte në fakt një supergol i Turan, i cili realizoi me anë të një goditjeje dënimi nga rreth 30 metra. Në këtë mënyrë përfundon me shifrat 1-2 pjesa e parë, me Kukësin që kryesoi me meritë. ADMINISTRI­MI

Në pjesën e dytë të dy trajnerët hodhën në lojë disa futbollist­ë, ku për Kukësin Pakult mendoi për mesfushën. Austriaku i kishte besuar të riut Sadiku vendin e titullarit, ndërsa në pjesën e dytë e zëvendësoi me Imamin. Më pas, Idrizi ia la vendin Donjet Shkodrës, ndërsa Koliçin për Frashërin. E veçanta ishte se në fund pati katër minuta edhe për të riun Valdrin Hallaçi, i cili mbajti fanellën me numër 13, që për pesë vite u vesh nga i afërmi i tij, ishkapiten­i Rrahman Hallaçi. Për këtë të fundit, ndeshja e djeshme ishte e para në rolin e zv.trajnerit, teksa bashkë me Peter Pakult e nisën me fitore aventurën te Kukësi.

DZARIA DHE ZDERIÇ

 ??  ??
 ?? Trajner:
U aktivizuan:
Trajner:
U aktivizuan: ?? Kapitenët para ndeshjes së djeshme
Turan 40' / Peposhi 21', Shameti 22'
Muamer, Levent, Erkan, Kucher, Sapunaru, Kamil, Meleg, Erdal, Mendes, Deniz, Umut. (
Lung, Vedat, Gyan, Espinoza, Atila, Berkant, Boldrin, Badi, Kana, Stojikljov­iç). Marius...
Trajner: U aktivizuan: Trajner: U aktivizuan: Kapitenët para ndeshjes së djeshme Turan 40' / Peposhi 21', Shameti 22' Muamer, Levent, Erkan, Kucher, Sapunaru, Kamil, Meleg, Erdal, Mendes, Deniz, Umut. ( Lung, Vedat, Gyan, Espinoza, Atila, Berkant, Boldrin, Badi, Kana, Stojikljov­iç). Marius...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania