Panorama Sport (Albania)

“Shpërthen” Krasniqi: Falënderoj Starovën për largimin nga nga Partizani

"Shpresoj që gabimi dhe e keqja e klubit të kemi qenë ne"

- ILIR CARA

Analiza/ Analiza/ Menaxhim skandaloz, skandaloz, ja ja si si Partizani Partizani humbi humbi miliona miliona ndër ndër vite vite Ish-ndihmësi Ish-ndihmësi i i Milinkoviç­it Milinkoviç­it bëhet bëhet krahu krahu i i djathtë djathtë i i Starovës Starovës

Partizani e la Gëzim Krasniqin jashtë listës për fazën përgatitor­e në Turqi, por klubi nuk e quan largim. Bashkëpuni­mi mes palëve quhet i mbyllur dhe këtë e vërtetoi më së miri mbrojtësi kavajas, i cili ka shpërthyer me anë të një postimi në rrjetet sociale. Krasniqi ka shkruar se nuk është më pjesë e "demave" dhe largimin e tij nga ekipi ia faturon trajnerit Sulejman Starova. Me ironi, 28-vjeçari falënderon trajnerin dhe, sipas tij, arsyet e largimit i di vetëm "Bobi". Përplasja mes Krasniqit dhe trajnerit Starova nisi që pas eliminimit nga Liga e Europës në korrik, ku palët thumbuan njëra-tjetrën. Te pjesa e falënderim­eve, Krasniqi ka përfshirë edhe drejtorin Olsi Rama për sinqeritet­in ndaj tij. Falënderim­i për Starovën dihet se ka qenë ironik, por mbetet të vërtetohet se cila ka qenë trajta e falënderim­it për drejtorin Rama, e drejtpërdr­ejtë apo e njëjtë si me trajnerin. Me vendimin e fundit drejtuesit me sa duket të keqen e ekipit e panë te të larguarit e fundit nga ekipi. Më herët u largua në heshtje Xhevahir Sukaj, por tërmet shkaktoi lënia jashtë liste e Gëzim Krasniqit, Renato Malotës dhe Emiljano Vilës. "Xhimi", epiteti që i vendosi Marcio Sampaio në 2014-ën, në shpërthimi­n e tij, shpreson që gabimi dhe e keqja e klubit të kenë qenë ata që i larguan. Mbrojtësi nuk ka preferuar të flasë për mediat, por po shqyrton ofertat për të nisur një aventrë të re pas "divorcit" me Partizanin.

STATUSI - Ja "shpërthimi" i Krasniqit në profilin e tij në "Facebook" dhe "Instagram": "Nga tani ju bëj me dije që nuk jam më pjesë e klubit FK Partizani< Falënderoj të gjithë ata që më përkrahën këto sezone këtu, falënderoj tifozët për mbështetje­n, falënderoj Sulejman Starovën për largimin tim nga FK Partizani që arsyet i di vetëm ai, falënderoj drejtorin Olsi Rama për sinqeritet­in që tregoi ndaj meje. Shpresoj që gabimi dhe e keqja e klubit të kemi qenë ne. I uroj suksese klubit dhe skuadrës në pjesën e mbetur të kampionati­t".

 ??  ?? Edmond Haxhia, Gëzim Krasniqi, Genc Tomori dhe Sulejman Starova
Edmond Haxhia, Gëzim Krasniqi, Genc Tomori dhe Sulejman Starova
 ??  ?? Stafi teknik dhe ekipi para seancës së parë në Antalia
Stafi teknik dhe ekipi para seancës së parë në Antalia
 ??  ?? Faksimile e komentit të Krasniqit në “Facebook”
Faksimile e komentit të Krasniqit në “Facebook”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania