Panorama Sport (Albania)

Debate te Partizani, Moxhi vë veton për Starovën

Zbardhet mbledhja me tone të larta në kupolën e klubit të kuq

- ILIR CARA

Një Partizan jashtë tit ullit që në nëntor, merkato e dështuar dhe shpenzime të mëdha të çuara dëm. Ky është bilanci i klubit kryeqyteta­s deri në këtë pikë të sezonit dhe pa dyshim që dikush duhet të mbajë përgjegjës­i. Presidenti Demi ka kërkuar një mbledhje dje me të gjithë bordin drejtues dhe pas një diskutimi paraprak ka qenë fare i drejtpërdr­ejtë kur ka kërkuar largimin e drejtorit sportiv, Preiti. E gjithë kjo ka sjellë më pas një debat me tone të larta, kryesisht mes Demit dhe Luçiano Moxhit. Antonelo Preiti do të jetë pranë ekipit në fazën përgatitor­e që po zhvillohet në Antalia.

DEBATET - Në mbledhjen e djeshme ka pasur diskutime rreth disa çështjeve, por më e nxehta ka qenë ajo rreth drejtorit sportiv, Antonelo Preiti, dhe trajnerit Sulejman Starova, pozitat e të cilëve janë lëkundur gjatë këtyre ditëve, pasi ka pasur zëra për largime të mundshme. Të pranishëm në mbledhjen e djeshme kanë qenë të gjithë drejtuesit e lartë, presidenti Demi, Luçiano Moxhi, Olsi Ram, etj. Demi ka kërkuar që Preiti, për shkak të një pune sipas tij të dobët, të largohet. Por ka ndërhyrë menjëherë Moxhi, i cili e ka refuzuar këtë propozim dhe ka këmbëngulu­r që Preiti të vazhdojë punën si bashkëpunë­tori i tij më i afërt. Moxhi ka vënë veton dhe ka thënë se as drejtori sportiv dhe

trajneri Starova nuk duhet kurrsesi të lëvizin dhe se do të jetë vetë "Big Luçiano", ai që do të merret sërish me merkaton. "Panorama Sport" mëson se debati ka vijuar për disa çaste me tone të larta, deri sa në fund ka ndërhyrë drejtori i përgjithsh­ëm, Olsi Rama. Ky i fundit ka bindur edhe Demin që merkaton duhet të vazhdojë ta bëjë Moxhi, madje tani presin disa afrime cilësore në çdo repart.

STAROVA-MOXHI - Në periudhën kur Starova u aneksua thuajse totalisht nga drejtuesit e Partizanit, ishte pikërisht "Bobi" ai që kritikoi ashpër Moxhin për merkato të dështuar dhe për menaxhim të keq të situatës. "E vlerësoj si një emër të madh të futbollit europian dhe e di që është shumë i zoti sepse ka bërë mirë te Juvja dhe kudo ku ka qenë, por merkatoja e Partizanit është e dështuar. Moxhi ka përgjegjës­i për këtë", pati deklaruar ndër të tjera Starova. Reagimi i italianit ishte shumë më i rafinuar, por menjëherë pas rikthimit të Starovës në stolin e të kuqve, Moxhi ishte i pari që i thuri elozhe. "E njeh mirë Partizanin. Njeh lojën mjaft mirë dhe mendoj se është fiks për atë pozicion", pati deklaruar Moxhi. Kujtojmë se ky i fundit ka një marrëveshj­e 3-vjeçare me klubin e Partizanit dhe ndonëse zyrtarisht cilësohet si këshilltar i presidenti­t Demi, hera herës ka veshur petkun e drejtorit të përgjithsh­ëm deri sa këtë detyrë e mori Olsi Rama. Moxhi ka garantuar që ekipi do ta kapë Europën në fund të sezonit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania