Panorama Sport (Albania)

Fitoi Superkupën me Interin, Rada: Kam idhull Zanetin

Sot feston 19-vjetorin: Manaj nuk e shfrytëzoi shansin e tij

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Fitorja e Superkupës së Italisë është thjesht kurorëzimi i sakrificës, punës, përkushtim­it dhe pasionit. Është ndoshta shfaqja e bukur për t'u parë nga të gjithë. Por, në fakt, ajo që ndodh jashtë dritave të skenës së madhe që, në këtë rast është fusha e lojës, nuk është kaq e bukur. E tillë ka qenë edhe për Armand Radën, shqiptari 18-vjeçar që aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve zikaltër. Më parë këta të fundit e larguan, por pas 7 vitesh kuptuan gabimin që kishin bërë dhe e rikthyen. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport" lojtari i Kombëtares shqiptare U-19 tregon sakrificat, ëndrrat, objektivat dhe idhujt e tij.

Armand, si e keni nisur karrierën tuaj si futbollist?

Unë kam nisur të luaj që në moshën 6- vjeçare me ekipin e qytetit tim, pastaj kur shkova 10 vjeç kalova në skuadrat e moshave të Interit, ku luajta vetëm për 3 vite. Pse çfarë ndodhi pastaj? Për çështje teknike më larguan për të fituar eksperienc­ë në një tjetër skuadër dhe unë vazhdova të luaja me një ekip afër shtëpisë sime. Por nuk hoqa dorë kurrë nga ëndrra që kisha për të luajtur me Interin.

Si ndodhi rikthimi te zikaltrit?

Fati, rastësia, por edhe përkushtim­i im donte që pas 7 vitesh të merja një telefonatë nga drejtuesit e akademisë së Interit dhe u ktheva sërish në skuadër. Tani jam pjesë e skuadrës së të rinjve dhe jam shumë i lumtur.

Për më tepër fituat edhe Superkupën e Italisë...

Të fitosh diçka është emocionues­e, por kur e bën në "San Siro" është magjike. Përpara disa kohësh këtë stadium e shihja në televizor dhe të luaja aty ishte ëndrra ime. Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë emocion që përjetova. Kur dëgjova fërshëllim­ën e arbitrit isha shumë i lumtur sepse ky ishte trofeu i dytë me Interin. Shpresoj të vijnë të tjerë në të ardhmen. U emocionova shumë, sepse në stadium ishte edhe familja ime.

Vetëm me ekipin e të rinjve, apo shpresoni ndonjë grumbullim me ekipin e

parë?

(Qesh). Ajo është ëndrra ime. Por, për momentin, dua thjesht të bëj mirë me skuadrën që jam aktualisht dhe të punoj dita ditës. E di që rruga është shumë e gjatë dhe as dua të mendoj në këto momente.

Cili është idhulli apo lojtari që keni shembull?

Havier Zaneti. Jo vetëm unë, por shumë shokë të skuadrës kanë atë. Ai është njeri i mrekullues­hëm dhe ka qenë lojtar fantastik. Nuk kam parë kurrë një person të tillë.

E keni takuar ndonjëherë?

Po. E takoj sepse ai i qëndron shumë pranë ekipit të parë të Interit, por edhe të rinjve. E kam takuar disa herë.

Po në Kombëtaren shqiptare keni pasur ndonjë pëlqim?

Po, sigurisht, Lorik Canën. Atë e kam parë më shumë sepse ka luajtur në Itali. Më pëlqente personalit­eti dhe dashuria që transmeton­te për fanellën, e cila është shumë e rëndësishm­e. E kam takuar atë në Shqipëri kur

bëmë një grumbullim.

Fanellë të cilën tani e mbani veshur edhe ju...

Është emocion shumë i madh kur luan me Kombëtaren. Jam me fat dhe e quaj veten të privilegju­ar që jam pjesë e ekipit U-19.

Si është Bogdani si trajner?

Bogdani është një trajner i ri dhe po fiton eksperienc­ë. Por është shumë i përgatitur dhe i motivuar, me dëshirën për të na mësuar ne të rinjve se si mund të bëhemi lojtarë të mëdhenj. Jam i sigurt që si

trajner do të arrijë suksese.

Kthehemi sërish tek Interi. Edhe një tjetër shqiptar ka luajtur me zikaltrit. Po flas për Rei Manajn...

Në fakt, jo vetëm ai. Aktualisht tek Interi ka edhe 2 shqiptarë të tjerë në ekipet e moshave. Por për Manajn dua të them që është lojtar shumë i fortë dhe me shumë vlera. Për fat të keq nuk e shfrytëzoi siç duhet mundësinë që pati për të luajtur me Interin, por nëse rikthehet jam i sigurt që do të shkëlqejë.

Edhe te Milani ka shqiptarë.

Si i keni marrëdhëni­et me ta?

Flas shpesh me Sinanin dhe shkëmbejmë mesazhe. Është një djalë shumë i mirë dhe lojtar fantastik. Si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së lojës. Më vjen keq që nuk ishte me Kombëtaren në eliminator­et e Europianit 2018.

Te ky Inter aktual ka ndonjë lojtar që ju pëlqen?

Po. Perisiç është shumë i fortë. Por në rolin tim është Galjardini. Edhe ai është i talentuar dhe i studioj shpesh lëvizjet që bën.

 ??  ?? FQ. 16
FQ. 16
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania