Panorama Sport (Albania)

Për “ringjallje­n” e një sporti kombëtar…

Për librin e Xhoxhi Vasilit "Mozaik noti në Sarandë"

- Nga BESNIK DIZDARI

Me këtë libër luksoz prej 500 faqesh me titullin "Mozaik noti në Sarandë", Xhoxhi Vasili kërkon të ringjallë sportin kombëtar të notit. Kisha me thënë, se ky përcaktim, më shumë se asgjë tjetër i shkon vlerësimit të këtij libri. Me këtë nuk dua të them se sporti i notit ka vdekur dhe po e...

Mekëtë libër luksoz prej 500 faqesh me titullin "Mozaik noti në Sarandë", Xhoxhi Vasili kërkon të ringjallë sportin kombëtar të notit.

Kisha me thënë, se ky përcaktim, më shumë se asgjë tjetër i shkon vlerësimit të këtij libri. Me këte nuk dua të them se sporti i notit ka vdekur dhe po e ringjallë ky libër. Jo! Me këte përcaktim dua të them se me këte libër sporti i notit, si të thuash, dokumentoh­et për Shqipërinë. Sepse për fat, deri më sot ai ishte shumë pak i dokumentua­r.

E, mandej, nëse do të kërkonim të hynim thellë dhe të jepnim një përgjigje se në ç'stad ndodhet sporti i notit në Shqipëri, kjo do të kërkonte një kohë, mundë e përimtim të gjatë. Megjithate, një gjë mund ta themi pa droje: sporti i notit nuk është sot një ndër sportet e zhvilluar aq fort në Shqipëri, ndonëse ujërat e lagin dhe e rrethojnë Shqipërinë sa në brigjet e saj mahnitëse, po aq dhe luginave e fushave të saj. Mirëpo, kjo nuk mjafton. Noti si sport kërkon "stadiumet" e tij; e këto dihet, janë pishinat, të cilat Shqipërisë vazhdojnë t'i mungojnë tejet. Deri aty saqë e kam mjaft të vështirë të pranoj se Shqipëria ka qoftë dhe një pishinë të vetme të përmasave moderne olimpike. Megjithatë, sporti i notit, përbën një meritë përsa i përket zhvillimit historik sportiv të Shqipërisë. Kjo, sepse së bashku me çiklizmin, atletikën e lehtë dhe futbollin, ai përbën një nga katër sportet themelues të Kampionate­ve të parë Kombëtarë të sportit shqiptar. Kjo, do të thoja, është krenaria e notit, të cilën Xhoxhi Vasili, kërkon ta theksojë fort në librin e tij të çmueshëm. Dhe nuk nguroj të them se kjo është një nga meritat më të mëdha të librit të tij. Dhe mos u "mashtroni' prej titullit "Mozaik noti në Sarandë", sepse libri flet për historinë e notit të të gjithë Shqipërisë.

E vërteta është se Shqipëria thuajse rregullsis­ht, në 25 vjetët e fundit, me notin, sigurisht me vetëm 6 notarë, ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike. Nuk arrin rezultate të nivelit zëmadh, kjo dihet, por e rëndësishm­e është që merr pjesë dhe aty këtu lë mbrapa disa shtete të botës. Ndërkaq, këtu afër në turne të vendeve fqinjë, sidomos me të rinjtë, noti shqiptar sjell për vit medalje, natyrisht krejt modeste. Kjo flet për dashurinë e rinisë shqiptare për këtë sport, përveç të tjerave, një sport i dorës së parë për forcimin e shëndetit dhe mirërritje­n e rinisë.

Dhe janë këto dukuri, ngjarje apo filozofi, që e përshkojnë tejet e ndanë këtë libër.

Xhoxhi Vasili, gazetar i vjetër, por dhe një gjurmues i shquar i historisë së sportit kombëtar në tërësi, një statistici­en si pak kush, një arkivist shkencor, blloqet e arkivit të të cilit nuk rreshtin, në vetvete ngjason me një lloj muzeu aktiv, i freskët që gjallon prej tregimeve të tij të pandalshme. Kjo nuk do të thotë se mund të harroj se te ky autor njohim mirë dhe një nga organizato­rët, si të thuash publikë, të Kampionate­ve Kombëtare të notit. Madje me shkrime, publicitet

“E vërteta është se Shqipëria thuajse rregullsis­ht, në 25 vjetët e fundit, me notin, sigurisht me vetëm 6 notarë, ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike. Nuk arrin rezultate të nivelit zëmadh, kjo dihet, por e rëndësishm­e është që merr pjesë dhe aty këtu lë mbrapa disa shtete të botës”.

e përhapje, kur edhe përmes mikrofonit të tij, ai i jepte një gjallëri më tepër garave të notit. Çka përveç të gjitha të tjerave, të gjitha këto ia mëkonte edhe Saranda e tij - epiqendër e hershme e notit shqiptar.

Emra të pafund, Kampionate radhazi të të gjitha viteve, ekipe anë e kënd Shqipërisë, episode, kthesa, pse jo edhe dështime, por të shumtën suksese protagonis­tësh, në thelb një kujtesë e tanë kombëtare - çka në një mënyrë ose tjetër, e bëjnë këte libër encikloped­inë e parë të notit shqiptar. Kjo mbase është dhe vlera unike e librit. Sigurisht e njoh prej dhjetvjets­hash të tërë Xhoxhi Vasilin, kolegun, bashkëpunë­torin tejet serioz, moshatarin tim, të plot viteve në "Sporti popullor" apo "Sporti Shqiptar" që kam drejtuar, çka do të thotë ndërkaq, se njoh skrupolizi­tetin e tij prej historiani të këtyre punëve. Dhe po aq kuptoj shqetësimi­n edhe më të imtë të tij, për vërtetësin­ë e një emri, e një rezultati, e një ngjarjeje, e një tregimi. E gjithë kjo e përshkon tejendanë librin e tij.

Mû për të gjitha këto, them se ky libër e ringjall notin, si të thuash, ua vë përpara mbi tryezë amatorëve të sportit, notarëve, viteve, vetë historisë së sportit kombëtar, duke iu kujtuar përmes tregimit të tij dinamik, se sa i bukur, sa interesant dhe sa human është ky sport i një nobiliteti e një lashtësie, madje.

Kësisoji, mbas librit për historinë e basketboll­it, autori ynë i falë Shqipërisë një vepër tjetër plot vlera. Vlera që disi në ndryshim nga ato të basketboll­it, rriten tejet, kur mendon se gjithçka ai e ka mbarështru­ar duke u gjendur në një tokë thuajse djerr.

E në këte çast më lind pyetja: cili do të jetë fati i këtij libri? Këtu me "fat" kuptoj se cili do të jetë ndikimi i kësaj historie të treguar për herë të parë, madje përmes një dendësie faktesh, rezultates­h e ngjarjesh që Xhoxhi i nxori thuajse nga nëntoka? Sidoqoftë, e kam të vështirë t'i jap përgjigje pyetjes së mësipërme, e cila mua më del vetvetiu. Dhe me synimin po të vetvetishë­m për t'iu bërë thirrje dashuruesv­e të notit, që ta marrin këtë libër, të cilin mbasi do ta lexojnë, do të binden se ky sport përbën një pjesë të bukur të vetë historisë shqiptare. Një sport i cili në vite bashkoi qindra e qindra djem e vajza përmes ngulitjes së një pasioni të madh, po aq i madh sa çfarë e ka pasionin e tij Xhoxhi Vasili për historinë e sporteve kombëtare. Madje pa u mërzitur asesi për harresën emblematik­e që ashtu si të tjerave, i bëjnë edhe kësaj historie tërësore, ata që e kanë për detyrë: shteti, qeveria, ministria dhe institucio­net sportive të Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania