Panorama Sport (Albania)

Berluskoni: Kur shoh Milanin, më dhemb stomaku

"Të shkatërroj­më dyqanin nëse s'na fton në festë"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

40- vjetori i Xhenaro Gatuzos shërbeu ndër të tjera për të ribashkuar Milanin kampion Europe të vitit 2007. Megjithëse jo fizikisht, thuajse e gjitha skuadra i transmetoi trajnerit aktual kuqezi urime për ditëlindje­n.

Kafu, direkt nga Brazili: "Sa shumë je plakur"

Markos Kafu përdori profilin zyrtar të Milanit në "Facebook" për të uruar Xhenaro Gatuzon me një video. Braziliani, si gjithmonë i buzëqeshur, nuk i kurseu batutat duke thënë: "Hej, Rino Gatuzo! Urime të përzemërta! U bërë 40 vjeç? Vërtet aq je, sepse më dukesh si 50 vjet... Ta hajë dreqi sa shumë je plakur! Bëj shaka miku im! Urime edhe një herë, një përqafim direkt nga Brazili, nga unë Kafu. Mirupafshi­m bukurosh, paç fat!".

Maldini: "Do një këshillë për të trajnuar edhe 40 vite të tjera?"

Paolo Maldini, përveç urimeve, u përpoq t'i jepte edhe ndonjë këshillë Rinos për të zgjatur sa më shumë karrierën e tij si trajner: "I madhi Ivan Xhenaro Gatuzo, shumë urime për 40 vitet e tua! Kjo moshë është një arritje e rëndësishm­e në jetë. Të uroj shumë suksese në këtë aventurë të re që ke ndërmarrë e gjithashtu të uroj që të kalosh si trajner 40 vitet që do të vijnë. Për t'ia dalë mbanë, më lejo të të këshilloj që të rrish i qetë sepse ndonjëherë qetësia edhe ndihmon. Një përqafim të madh nga miku yt Paolo!".

Kakà: "Gëzuar ditëlindje­n, bëj tifo për ty miku im!"

Edhe Kaka nuk ka munguar në listën e kampionëve që uruan Gatuzon. Mes tyre edhe fantazisti brazilian, që vetëm një ditë më parë njoftoi rrugën e re të karrierës së tij. Në urimin e tij, ish-"Topi i Artë" u shpreh: "Ç'kemi Rino? Në fakt nuk po di si të të thërras. Duhet Rino apo trajner? Sidoqoftë, dua të të përcjell urimet e mia. Gëzuar ditëlindje­n dhe Zoti të bekoftë! Ta dish, ke gjithmonë dikë që bën tifo për ty. Të përqafoj fort miku im".

Kaladze: "Urime Rino, nis numërimi mbrapsht për ditëlindje­n tënde"

Kakhaber Kaladze ka uruar trajnerin e Milanit nga Gjeorgjia. Si janë nga shokët që e vinte më shumë në lojë, ishmbrojtë­si ka përfituar nga urimi për të vijuar shakatë e tij me Gatuzon: "I dashur Rino, vëllai im, dua të të uroj nga zemra

për ditëlindje­n. Më kujtohet ende sot se si e prisnim 9 janarin kur ishim pjesë e Milanit, duke numëruar së prapthi ditët deri në ditën e 'Nino' Gatuzos. Ndoshta sot jemi larg, por ti je gjithmonë në zemrën time, sepse je një person fantastik. Të dua shumë miku im. Të përqafoj nga Gjeorgjia. Të ectë mbarë vëllaçko!".

Sheva: "Boll bërtite në stol, nuk dëgjoj komentator­in!"

Andrij Shevçenko, bomberi i Milanit të madh, ka uruar Rinon duke i kujtuar fitoret së bashku, por edhe e këshilluar që të ulë zërin kur drejton skuadrën. Në urimin e tij, Sheva u shpreh: "Tungjatjet­a Rino 40-vjeçari! Shumë urime për këtë përvjetor të rëndësishë­m.

40 vite suksese të mëdha. Mbërritëm së bashku te Milani dhe po së bashku ndamë gëzimin e shumë fitoreve, por edhe momente të vështira. Mendoj se të njoh mirë, ndaj uroj që futbollist­ët e tu të shfaqin në fushë të njëjtin shpirt si ty. Uroj që të fitosh sa më shumë me Milanin tënd. Ah, kam edhe diçka... Të lutem miku im, mos bërit

shumë kur drejton skuadrën, pasi nuk dëgjoj dot komentin në televizor e as të shoh ndeshjen i qetë. Do më pëlqente të dëgjoja edhe të tjerët, jo vetëm ulërimat e tua. Urime për ditëlindje­n, të dua fort!".

Ambrozini: "Urime, por mbaje veten si unë...!"

Andrea Pirlo uroi së bashku me Masimo Ambrozinin. Ishte ky i fundit që e mori fillimisht fjalën: "I dashur Rino. E sheh sa i bukur jam bërë me kollare? E gjitha kjo për të të uruar ty. 40 vjeç unë kam ca kohë që i kam mbushur, por siç e sheh e mbaj veten më mirë se sa ty. Nuk jam vetëm në këtë urim, pasi është edhe një mik tjetër që kërkon të të urojë. E gjeta rastësisht rrugës dhe po e lejoj të flasë se mbase arrin ta njohësh".

Pirlo: "Të thyhej dyqanin nëse nuk më fton në festë"

Pas Ambrozinit, fjalën e merr Andre Pirlo, i cili me gjithë pamjen serioze nuk kursen batutat edhe në një urim për ditëlindje: "Hej Xheni, dua të të uroj ditëlindje­n. 40 vjeç, por për dy muaj në krye të Milanit po më dukesh si 50. Unë jam një djalosh në pension megjithëse jam më i ri se ty. Momentalis­ht kam gjetur një punë me Ambron në rrjetin 'Sky'".

Ambrozini rikthehet në skenë duke provokuar Gatuzon: "Ja se për pak në punën tonë si komentator do të na bashkohet edhe Rino. Pafshim Rino, të duam shumë dhe kujdes me zëvendësim­et sepse po bën rrëmujë". Ashtu si në fushë, edhe Pirlo reagon menjëherë me një tjetër koment të saktë si pasimet e tij: "Pas disa muajsh duam të punosh me ne. Dhe ta dish që po nuk na ftove në festën që ke në plan të bësh për ditëlindje, do vijmë të të thyejmë dyqanin e peshkut".

Broki: "Gëzuar Rino, të kujtohet kur të fshihnim telefonin"

Edhe Kristian Broku iu bashkua grupit që uroi ish-numrin tetë kuqezi. Si një paraardhës i Gatuzos në stolin e Milanit, edhe Broki nuk i kurseu urimet dashamirës­e: "Miku im, a të kujtohet kur të fshihnim telefonin dhe i shkruanim mesazhe nga më të çuditshmit kontakteve të tu. Ishte një spektakël i vërtetë të shihje fytyrën tënde të nxirë nga nervat, teksa na ndiqje nëpër 'Milanello' për të na rrahur. Ah, sa kohë të bukura! Je i madh Rino. Dua të të uroj për ditëlindje dhe për detyrën. Mos harro se të dua shumë dhe mos u lësho tani që ke marrë përsipër një mision të vështirë. Jam i bindur se do t'ia dalsh mbanë. Të përqafoj, miku im!".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania