Panorama Sport (Albania)

Dëmtimi, Bufoni humb shansin për rekord

Xhixhi rrezikon primatin e paraqitjev­e në Serinë A, ndërkaq Juvja kërkon zëvendësin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ku ka përfunduar Xhixhi Bufon? Prej më shumë se një muaji, portieri i Juventusit nuk zbret në fushë prej dëmtimit në pulpë të pësuar në sfidën ndaj Napolit. Një mungesë që ka kaluar pa rënë në sy falë paraqitjev­e më se pozitive të Vojiçek Sheznit, i cili po përgatitet për atë që do të jetë roli si titullar duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Mbetet megjithatë fakti që për Bufonin askush nuk po flet më dhe, me shumë mundësi, situata do mbetet e tillë edhe pas pushimeve, meqenëse rikthimin e tij nuk do e shikojmë as në ndeshjen kundër Xhenoas me rinisjen e kampionati­t.

REKORDI - Një mungesë që do t'i heqë mundësinë për të arritur rekordin e paraqitjev­e në Serinë A, që momentalis­ht i përket Paolo Maldinit me 647 ndeshje të zhvilluara, 18 më shumë se numri një i bardhezinj­ve: gjithmonë nëse Bufon në qershor konfirmon tërheqjen e tij nga futbolli. Megjithatë, është krijuar përshtypja se legjenda bardhezi po përfiton nga kjo "pauzë" për t'u përgatitur për një rol drejtuesi në një të ardhme.

ZËVENDËSI - Ndërkaq, në Torino po mendojnë për të ardhmen e portës. Me Sheznin që ka konfirmuar se është gati të marrë

"trashëgimi­në" e lënë nga Xhixhi, tashmë po kërkohet një zëvendës në lartësinë e duhur. Sepse nëse Karlo Pinsoljo do qëndrojë si zgjedhje e tretë, do nevojitet një numër dy me peshë. Për momentin po qarkullojn­ë emra të ndryshëm lojtarësh ekspertë dhe

me një kaluar, ndoshta të largët, pikërisht te Juventusi. Nga Antonio Mirante te Stefano Sorrentino, duke kaluar nga rikthimi i Emil Auderos prej huazimit te Venecia e Pipo Inzagit, ku po bën paraqitje pozitive. Është përmendur edhe

emri i Andrea Konsiljit, që duket se ka vendosur të mos qëndrojë te Sasuolo, ndërsa nga Turqia qarkullon edhe emri i 19vjeçarit, Harun Tekin i Bursaspori­t. Cilido qoftë, megjithatë, do duhet të ketë durim dhe shpatulla të gjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania