Panorama Sport (Albania)

Përmbysje me zemër, Aguero nderon Sitin

“Qytetarët” vuajnë në gjysmëfina­len e parë të Kupës së Ligës

-

U desh një gol i Kun Agueros në minutën e dytë të shtesës për t'i dhuruar fitoren Mançester Sitit në gjysmëfina­len e vajtjes së “Carabao Cup” në “Etihad”. Bristol Siti, që renditet në vend të katërt në Championsh­ip, kategorinë e dytë në Angli dhe që në këtë kompeticio­n ka eliminuar katër klube të Premier Ligës (Uotfordin, Stok Sitin, Kristal Palasin dhe Mançester Junajtid) trembi edhe Pep Guardiolën, pasi eliminoi Zhoze Murinjon. Një penallti e Reid ngriti peshë 8 mijë tifozët (rekord historik për një skuadër udhëtuese në stadiumin e Sitit) në fundin e pjesës së parë. Por pas pushimit erdhi edhe përmbysja e kryesuesve të Premier Ligës, që fillimisht barazuan me një trekëndësh spektakola­r të De Brujnes me Sterling, pastaj në minutën e 92-të një krosim fantastik i Bernardo Silvës gjeti Agueron me kokë në zonë, i cili tronditi miqtë. U duk që në fillim se nuk do të ishte një shëtitje për ekipin e Guardiolës. Por më 23 janar në “Ashton Gate”, nuk pritet të jetë kurrsesi një shëtitje. Pak përpara pushimit, një ndërhyrje në

kohëvonesë e Stonsit në zonë nuk i la asnjë dyshim arbitrit Entoni Tejlor. Reid nuk gabon nga 11 metra dhe “Robins” shkojnë na avantazh në dhomat e zhveshjes. Pas golit të De Brujnes në pjesën e dytë, Siti iu afrua shumë herë avantazhit, por ai do të vinte

vonë. Bristol u zgjua nga ëndrra, por një gjë është e sigurt: Në 90 minutat e fundit, ata do të tentojnë sërish të bëjnë mrekullinë.

LI XHONSON – “Jam shumë krenar për skuadrën time dhe i zhgënjyer për golin e pësuar në fund. Por djemtë ishin të mrekullues­hëm. U thashë në fund të ndeshjes që jeni fantastikë. Presingu ishte i jashtëzako­nshëm te goli i parë. Erdhëm këtu dhe u përpoqëm që të luanim futboll dhe u hapëm disa probleme. Djemtë nuk duhet të jenë të zhgënjyer, sepse janë ende në lojë. Ata i treguan botës sesa futbollist­ë të mirë janë. Erdhëm dhe sulmuam, nuk parkuam autobusin”, tha trajneri i Bristolit. “Guardiola më tha në fund se ne luajtëm më mirë se shumica e ekipeve të Premier Ligës që vijnë këtu”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania