Panorama Sport (Albania)

Dede trajner i Erzenit, Ahmataj te Burreli

Drejtori Hoxha: Plori ishte shumë afër akordit, por nuk ramë dakord për financat

- FIQIRI SHEHU

Në një kohë që të gjithë prisnin Elvis Plorin në krye të skuadrës së Erzenit, gjërat kanë ndryshuar shpejt. Drejtori Astrit Hoxha ka deklaruar për "Panorama Sport" se trajner i ri do të jetë Nevil Dede. "Ramë dakord për të gjitha pretendime­t e secilës palë dhe trajneri i njohur Dede u shpreh i gatshëm për të drejtuar skuadrën e Erzenit, madje ai ka qenë i gatshëm të fillonte seancën stërvitore sot (dje), por për shkak të një impenjimi personal, ai do prezantohe­t në skuadër nesër (sot) në orën 14:00", ka thënë Hoxha. Natyrisht, ardhja e teknikut të ri tek Erzeni në një moment të tillë është pozitiv, sepse ai do të njihet me kontingjen­tin ak-

tual dhe, në bashkëpuni­m me drejtuesit e Erzenit, do të kërkojnë që të zhvillojnë merkato, duke u përforcuar aty ku tekniku të shohë të nevojshme ndërhyrje. Të gjitha lëvizjet do të bëhen me shpejtësi, duke qenë se nisja e kampionati­t nuk është shumë larg dhe trajnerit i duhet koha e mjaftueshm­e që të njohë skuadrën. Dede është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Aktualisht është edhe trajneri i ekipit të femrave U-19, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Tirana, Laçi, Luftëtari apo edhe Kastrioti. LËVIZJET

Erzeni ka zhvilluar dje seancën e dytë stërvitore, përsëri në drejtimin e trajnerit të dytë, Shkëlqim Troplini. Në stërvitje, krahas dy të larguarve Deliallisi dhe Mitraj, është konfirmuar dhe largimi i Kallucit. Ndërsa dje ka nisur përgatitje­t tek Erzeni portieri i ardhur nga Lezha, Demi. Ndërkohë drejtori i përgjithsh­ëm, Astrit Hoxha, ka folur edhe për prishjen e akordit me trajnerin shkodran Plori. "Është e vërtetë se pata theksuar se Plori do të ishte 99% pjesë e Erzenit, por ai 1% përmbysi gjithçka. Nga

kontakti që pata me teknikun shkodran Plori, nuk u arrit marrëveshj­a për shkak të pretendime­ve të tij nga ana financiare. Kështu që, marrëveshj­a që pritej u prish përfundimi­sht", ka thënë Hoxha, i cili, menjëherë ka vendosur për të afruar Deden në krye të ekipit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania