Panorama Sport (Albania)

Daja nuk ngopet: Dua edhe dy blerje

“Në janar nuk peshkohet me rrjetë, por varet çfarë kap grepi”

- LLAZI SARO

Skënderbeu vijon programin e fazës përgatitor­e në Antalia për pjesën e dytë të sezonit, me qëllimin mbrojtjen e diferencës prej 9 pikësh me ndjekësin më të afërt në kampionat. Pavarësish­t se faza përgatitor­e në Antalia ka startuar me humbje në ndeshjen e parë miqësore kundër Bursaspori­t me rezultatin 3-0, trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, nuk është shqetësuar aspak për rezultatin. Daja ka vlerësuar lojën e futbollist­ëve dhe mbi të gjitha përgatitje­n që është duke zhvilluar skuadra e tij në Antalia. "Ishte vetëm dita e tretë e stërvitjes dhe të kërkosh një paraqitje të mirë në këtë periudhë, është paksa e vështirë, pasi edhe ngarkesa është shumë e madhe. Në lidhje me ndeshjen miqësore mund të them se, si e tillë, nuk pretendoj që të marr rezultate, por të shoh të gjithë lojtarët që kam në ekip për atë çka mund të japin dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë. Për këtë arsye, qoftë humbja, barazimi apo fitorja, për mua janë thjesht teste që kanë të bëjnë me ekipin dhe me formën e lojtarëve", theksoi fillimisht numri një i pankinës korçare, Ilir Daja.

FORMA E EKIPIT- Në

lidhje me formën e ekipit në këtë fazë përgatitor­e, trajneri Daja u shpreh: "Ekipin, që në seancën e parë të stërvitjes këtu në Antalia, e kam parë mirë dhe, të them të drejtën, jam i kënaqur me mënyrën se si lojtarët e kanë ruajtur formën, pasi kanë zbatuar udhëzimet dhe programin që u është dhënë në këtë periudhë pushimi. Në këtë fazë, muskujt e lojtarëve janë të ngarkuar nga stërvitja dhe, për këtë arsye, po kërkojmë që të kursejmë sforcimet. Ndaj, në miqësoren e fundit vendosa që ekipin të mos e mbaja gjatë në fushë dhe përdora të gjithë kontingjen­tin për të parë formën e çdo lojtari. Për këtë nuk mund të marrim për bazë ndeshjen me Bursaspori­n, si ekuivalent të përgatitje­s sonë. E përsëris, ekipin e shoh mirë dhe dëmtime nuk kemi në këtë periudhë, prandaj jam i kënaqur".

MERKATO- Në këtë fazë ku ndodhet merkato, Skënderbeu ka zyrtarizua­r afrimin e parë, Blerim Krasniqin. Gjithsesi, në kampin e korçarëve priten edhe të tjera afrime për të mbushur akoma edhe më shumë organikën, atje ku ka më shumë nevojë skuadra. Për sa i përket merkatos, Skënderbeu duket se të gjitha forcat i ka të përqendrua­ra kryesisht te reparti i sulmit dhe i mesfushës pas largimit të Donjet Shkodrës. Për këtë, trajneri i Skënderbeu­t pret afrime nga kjo merkato janari, por është edhe i vetëdijshë­m se në një periudhë të tillë nuk mund të bësh shumë. "Jemi në merkaton e janarit dhe hapësirat për të vepruar janë shumë të pakta, pasi nuk ka elementë të lirë që mund të të hyjnë në punë. Ne duam të afrojmë lojtarë që të rrisim kualitetin e ekipit dhe jo të mbushim skuadrën me elementë. Ekipi im i ka elementët e duhur dhe besoj se këtu është e drejtë ajo çfarë thashë. Në mënyrë figurative, mund të them se janari nuk të lejon të hedhësh rrjetat e merkatos dhe ne do të shohim se çfarë mund të gjejmë me grep. Kemi nevojë për afrime në sulm dhe në mesfushë dhe kjo është një gjë që e kemi thënë që në fillim", përfundoi trajneri i Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania